Gazeta amerikane shkrim për Berishën: Po kërkojnë të pengojnë Donald Trumpin e Ballkanit që të kthehet në pushtet

Një nga gazetat më të mëdha në SHBA, Boston Herald publikoi një shkrim analizë të gazetarit të njohur, Peter Lucas, ku theksohet se rasti i Sali Berishës në Shqipëri, ngjan me rastin e Donald Trump në SHBA.

Gazetari shqiptaro-amerikan shkruan se sa më shumë luftohet Sali Berisha nga Edi Rama, aq më i fortë bëhet ai.

“Ai është ish-presidenti i diskutueshëm i vendit që po kandidon për të udhëhequr përsëri vendin e tij. Por njeriu kundër të cilit po garon, dëshiron ta fusë në burg përpara se të ketë një shans për ta bërë një gjë të tillë.

Jo, nuk po flasim për presidentin Joe Biden dhe ish-presidentin Donald Trump.

Përkundrazi, ne po flasim për Shqipërinë, ku, duke imituar SHBA-në, kryeministri Edi Rama dhe establishmenti politik sundues i socialistëve kërkon që të pengojë Sali Berishën, Donald Trumpin e Ballkanit, që të kthehet në pushtet dhe po bëjnë gjithçka për ta ndaluar atë.

Në vend që të përballen me Berishën, një ish-president dhe kryeministër, në zgjedhjet e ardhshme, Rama, me ndihmën e administratës së Biden, po kërkon ta shkatërrojë atë- përfshirë mbajtjen e tij larg votimit- në mënyrë të ngjashme se si po vepron Biden me Trump.

Javën e kaluar, shumica socialiste e Edi Ramës, votoi për ta zhveshur Berishën nga imuniteti parlamentar dhe ligjor, pasi u akuzua për korrupsion.

Masa i hap rrugën për ta vendosur atë nën arrest shtëpiak ose për ta dërguar në burg në pritje të hetimit të mëtejshëm.

Kjo e pengon atë gjithashtu që të mos bëjë fushatë kundër Ramës në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025, në mënyrë të ngjashme siç po tenton të bëjë Biden me Trump në vitin 2024”, shkruan Lucas.

“Por xhihadi i Ramës kundër armikut të tij Berisha mund të ketë efekt të kundërt njësoj si me mënyrën se si Biden po e përdor Departamentin e Drejtësisë për të shkuar pas Trump.

Sa më shumë persekutohet Trump nga Departamenti i Drejtësisë i kontrolluar nga Biden dhe nga gjykatat e kontrolluara nga demokratët, aq më popullor bëhet ai.

Sa më shumë shkon Rama pas Berishës, aq më i fortë bëhet Berisha”, shkruan gazetari i njohur.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …