“Opozitarizmi” gallatë!

Nga Iva V.GRILLO

Diten e fundit kane qarkulluar ne rrjet foto e video festash e ahengjesh te disa “opozitareve” te cilet diku zgerdhihen mes qeveritaresh te cilet gjate vitit i kane akuzuar per vjedhje e zhvatje te pasurive kombetare, e diku tjeter dalldisen si adoleshente qe e kane trurin “vize” per çfare ndodh rrotull.

Dikush me te drejte mund te thote qe kushdo ka te drejte te festoje e te beje aheng sipas deshires, sidomos ne fundvit…pas lodhjes se gjate.

Eshte e vertete qe çdokush ka te drejte te festoje e te gezoje siç ia do zemra, por te berit publik te dalldisjeve e harlisjeve personale perpara atij elektorati qe ke kohe qe jo vetem nuk e perfaqeson, por ben çmos t’ia mohosh vullnetin eshte ne rastin me te mire nje mendjelehtesi e paturpesi.

Çdokush ka te drejte te festoje, por figurat publike kane per detyre si fillim te plotesojne pergjegjesite e detyrat e tyre, te tregojne nje rekord performance dinjitoze… e pastaj vijne te tjerat.

Puna eshte se ketij grupi ahegxhinjsh, te cilin sot e tutje mund ta quajme edhe “opozita gallate”, ka vite qe nuk u ka thene njeri “pune e mbare” per betejat opozitare.

Gallataxhinjte tane kane vite qe kane humbur busullen e opozitarizmit, objektivin edhe mendjen… madje me humbjen e ketyre te trejave, kane humbur automatikisht edhe fytyren me te cilen pretendojne ti dalin perpara perseri dikur elektoratit te vet.

Dhe jo, publiku nuk i gjykon sepse eshte xheloz se nuk ka marre pjese ne festen e tyre siç degjova te thuhej diku… Perkundrazi, nje pjese e konsiderueshme e publikut i sheh me keqardhje e perçmim pozicionin mjeran e tashme edhe qesharak te gallataxhinjve.

Sepse opozitarizmi, sidomos ne nje shtet te kapur, eshte diçka shume serioze dhe nuk mund te jete kurre gallate.

About Redaksia

Check Also

Fshatari, rosa dhe turisti

Nga Lutfi DERVISHI Na ishte njëherë një vend me bukuri natyrore që Zoti ia kishte …