Nga Adriana KALAJA
Nga Aleanca e qelbësirave, sot është kaluar në Aleancën e Sudeve.
Evoluim shumë “cilësor” në fakt.
Realisht nuk bëj dot ndryshimin midis Sudes së Piramidave dhe Sudeve që i shërbejnë pushtetit.
Mbase “Kompetenti” e bën.
Ajo që më bën përshrypje është fakti se tani nuk kanë turp, por na i përplasin në fytyrë dhe me arrogancë bashkëpunimin dhe pazaret e ndyra me regjimin.
Unë kam dy vjet (nga shtatori 2021), që i kërkoj Sude Tabaku që të bëj publike sesi e ka blerë vilën në Hamallaj.
Dhe deri mē sot asnjë reagim apo përgjigje.
Qoftë edhe të më padisë për shpifje.
Pse nuk i bën publike dokumentat sesi e ka blerë Sude Tabaku vilën në Hamallaj?
Qënia deputete a e detyron Sude Tabakun të sqarojë publikun dhe sidomos ata që e kanë votuar dhe mbështetur?
Nga kush mer garanci Sude Tabaku që nuk ka frikë nga ligji?
Fatkeqësisht për të, por unë nuk i ndahem kur nis një çështje.
E kam këtë ves.
Ndaj sa të bëjë propagandën e regjimit lidhur me betejën e Liderit të Opozitës, të bëjë transparencë lidhur me menyrën sesi e ka përfituar pronën në Hamallaj.
Se nëse nuk do ishte Ai Lider, edhe Sude Tabaku sot do ishte anonime.
Në luftë nuk mund të rrish në ne mes dhe e paanshme.
O me pazaret e regjimit, o me Opozitën.
Rrugë tjetër nuk ka.
Mesa duket, Sude Tabaku tashmë e ka zgjedhur “barikadën” e saj.
Viti tjetër vjen shpejt.
Shihemi në SPAK.