Ekipi ideal i vitit 2023

Viti 2023 mori fund dhe tash është koha për t’i bërë llogaritë.

Faqja e Instagramit “FTBL” ua ka dhënë mundësinë tifozëve që ta zgjedhin ekipin ideal të vitit.

Mbi 100 mijë vota të tifozëve e kanë sjellë ekipin më të mirë të vitit që shkoi.

Sulmi përbëhet nga treshja e frikshme, nga veteranët Ronaldo e Messi dhe  Vinicius Junior.

Mesfusha po ashtu ka lojtarë të mëdhenj si Jude Bellingham, i cili po kalon momente magjike, dhe nga dy kampionët anglezë, evropianë dhe botërorë, Kevin de Bruyne e Rodri.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Dimarco i Interit, Saliba i Arsenalit, dhe nga dyshja e Barcelonës, Araujo e Cancelo.

Kurse, në portë ka përfunduar Alisson i Liverpoolit.

About Redaksia

Check Also

Trump merr çmimin e “Paqes”

Prej orës 18:00 ka nisur në “Kennedy Center” në Uashington, ceremonia e shortit për fazën …