“Rrugica e rezistencës”, media gjermane ARD për arrestimin politik të Berishës

Arrestimi i liderit të opozitës, Sali Berisha dhe protestat e qytetarëve që mbështesin opozitën janë shndërruar tashmë në një lajm ndërkombëtar. Jo vetëm BILD, por edhe rrjeti publik gjerman ARD, në edicionin qendror të lajmeve i kishte rezervuar hapësirë, zhvillimeve në Shqipëri pas arrestimit të Berishës.

“Mbështetësit e Sali Berishës mbajnë një tubim përpara shtëpisë së liderit të tyre politik në Tiranë. Ata thërrasin: “Berisha o hero, gjithë populli ty të do!” Ata po protestojnë kundër arrestit shtëpiak të kreut të opozitës, por në sytë e tyre – edhe për vetë demokracinë”, thuhet në artikullin e rrjetit publik gjerman.

“Është bukur të shohësh se si qytetarët janë të sensibilizuar për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin e së drejtës; për të mbrojtur idealet e lirisë; për të mbështetur të drejtën kushtetuese të opozitës për të ekzistuar; dhe për të mbrojtur sistemin e drejtësisë në këtë vend. Në Shqipëri ka ende qytetarë që refuzojnë vendosjen e një sistemi autokratik, krijimin e një republike si të Putinit në Rusi apo të Llukashenkos në Bjellorusi”, raporton më tej, ARD.

Më tej, gazetarët gjerman raportojnë në detaje zhvillimet e së martës në rrugën “Mustafa Matohiti”, e cila tashmë po shndërrohet në rrugën e rezistencës, duke përshkruar për publikun gjerman edhe izolimin e Sali Berishës, edhe shfaqjen e tij në dritare për të përshëndetur mbështetësit, pasi për t’i takuar i është ndaluar nga gjykata.

Më tej, ARD citon vajzën e ish-Kryeministrit Argita Berisha, e cila në emër të babait të saj thekson se vendi është në një luftë për liri: “Asnjë diktator nuk mund t’i kundërshtojë shpirtrat tuaj të lirë. Nuk ka pranga të sistemit që mund të burgosin lirinë tuaj. Ju jeni misionarët e kësaj lufte që do të përhapet nga kjo rrugicë në të gjitha rrugët dhe rrugicat e Shqipërisë”, raporton rrjeti i madh gjerman.

About Redaksia

Check Also

Pakti i dështuar për universitetin

Nga Alvi Musaraj Në Shqipëri, “Pakti për Universitetin” është një dokument i bashkërenduar, i lindur …