Argita Malltezi: Berisha edhe kur ishte me grip ka qënë në punë intensive

Argita Malltezi ka folur për mediat sërish ditën e sotme nga poshtë pallatit ku i lideri i opozitës qëndron në arrest shtëpie dhe qindra mbështetës janë mbledhur në shenjë solidarizimi.

Ajo u shpreh se gjatë ditëve të arrestit në shtëpi Berisha ka qenë duke punuar dhe duke u marrë me çështje të organizimit të partisë.

Sa i përket mundësisë për ashpërsimin e masës së sigurisë nga SPAK duke marrë parasysh organizimet e fundit, ajo tha se “në shtetin pa ligj nuk ka asgjë që nuk mundet të ndodhë”.

Si i ka kaluar këto ditë Berisha?

Babi ka qenë në punë non stop. Edhe kur ka qenë me grip u angazhua në mesazhin që u përçua në mënyra të ndryshme për simptaizantët, por edhe më çështje të tjera të organizimit. Ka qenë më i qetë dhe i përqëndruar, por me punë intensive.

A mendoni se SPAK mund të kërkojë ashpërsim të masës së sigurimit?

Tashmë nuk them për asgjë nuk mundet. Në këtë shtet pa ligj që shkel kushtetutën. Ky është një vendim i pabazuar në ligj.

About Redaksia

Check Also

Pakti i dështuar për universitetin

Nga Alvi Musaraj Në Shqipëri, “Pakti për Universitetin” është një dokument i bashkërenduar, i lindur …