Bashkimi Kombëtar i Shqiptarëve domosdoshmëri historike për zgjidhje

Nga Isuf IMERAJ

Situata politike dhe historike, sociale dhe ekonomike, veças ajo gjeostrategjike-ushtarake, kriza që po përjetojnë shqiptarët, kudo që jetojnë, tregon se kombi ynë është në udhën kryq të historisë. Ora duhet të jetë e shqiptarëve o sot o kurrë!

Bota, Evropa, SHBA, partnerët tanë duhet të na ndihmojnë. Kët  e kërkojnë shqiptarët mbi bazën e parimeve, të normave e ligjeve ndërkombëtare për liri, pavarësi e dinjitet njerëzor; Pra jemi plotësisht në të drejtën tonë.

Evropa ka shansin të ndreq gabimet e së kaluares, kur me një Konferencë të Ambasadorëve i ndau shqiptarët në 5(pesë) shtete, ndërkohë që dihet botërisht se ambasadorët janë përfaqesues të shteteve të tyre pa të drejta vendimmarrëse. Kjo është dhe arësyeja që Ballkani Jugor është në krizë permanente, në rrezik potencial  për popujt e rajonit, shumë shqetësuese për Evropën, SHBA e më gjërë.

  Faktet e kaluara të Genocidit në fundin e viteve 1990 dhe situatat provokuese në ditet e sotme në Kosovën Veriore nga Serbia e Vuçiçit, e mbështetur nga Rusia, përbën një rrezik serioz  në shpërthimin e një zjarri të pashuar në gjithë Ballkanin dhe më gjërë. Duke parë e vlerësuar situatën politike, ekonomike, sociale, etj. shqiptarët kudo në trojet e tyre e duan dhe e kërkojnë bashkimin e tyre.

7- 8 milion shqiptarët e bashkuar e bëjnë jo vetëm të pamundur rrezikun e sllavizmit për destabilizimin e Ballkanit, por përkundrazi do gjejnë qetësi të gjitha shtetet e rajonit, përfshirë dhe Serbinë, e cila padrejtësisht është në tokat iliro-shqiptare. Evropa dhe SHBA sigurisht i kanë potencialet për ta gjykuar e vlerësuar këtë situate krize të rrezikshme, sa nuk është vonë.

Krahas dëshirës për bashkim legjitim të shqiptarëve në një shtet të vetëm, disa kërkesa imediate, i  drejtohen Qeverisë shqiptare dhe Institucioneve të saj.

Së pari: Për të bllokuar çdo plan të agresionit ushtarak serb ndaj trojeve të shqiptarëve në Kosovë, shteti duhet të marre masat për sigurimin kombëtar, për pajisje me armatimin e kohës, shërbimin dhe përgaditjen ushtarake. Në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Kryeministri i vendit të deklarojë dhe garantojë,  se në çdo rast kërcënimi ose lufte ndaj Kosovës apo territor tjetër shqiptar, ne do të veprojmë si një komb në mbrojtje të jetës së vëllezërve e motrave tona dhe të çdo pëllëmbë toke shqiptare. Deklaratat duhet të bëhen të drejtpërdrejta dhe jo një herë pro Vuçiç e brenda natës të ndërrohet qëndrimi.

Së dyti: Të vlerësohet seriozisht gjendja ekonomike dhe sociale në vend. Varfëria në kufijtë ekstreme të shumicës së popullsisë i kanë  lënë shteg rritjes së krimit në vend,  konsumit e shpërndarjes së drogës deri nga fëmijët e shkollave. Të forcohen ligjet për kultivuesit dhe shpërndarësit e lëndëve narkotike, abuzuesve dhe atyre që shkelin ligjet, pasi dëmi shëndetësor e  moral i gjeneratave të të rinjve, që në bangat e shkollës, do të rris me shumë numrin e krimineleve dhe për pasojë të  gjithë shoqërinë në varfërim ekonomik.

Rritja e ekonomisë nuk duhet të mbështetet vetëm në turizmin detar e malor, siç po propogandohet me zë të lartë nga qeveria. Malin dhe detin e kemi dhuratë nga Zoti dhe shfrytëzimi i tyre të bëhet pa anashkaluar pasuritë tokësore e nëntokësore të pashfrytezuara deri tani, si pasuri kombëtare. Abuzimi me fondet publike, mosndëshkimi, nëse nuk forcohen e zbatohen ligjet nga shteti dhe organizmat e tij, atëhere  na lind e drejta të themi që po drejtohemi prej  një shteti të   kapur nga krimi, një shteti të dobët, ashtu siç do i shkonte  oreksit të Vuçiç.

Së treti: Baza e lirisë dhe demokracisë së një vendi është pluralizmi politik, që presupozon shtet ligjor dhe një opozitë të fortë dhe aktive në jetën politike e parlamentare. Për fat të keq opozita nuk ka qenë në ditët e saj më të mira këto 10 vitet e fundit. Problemet e brendshme brenda Partisë Demokratike duke i shtuar  edhe rolin e  Kryeministrit  të vendit, që në bashkpunim me Megonigalin e Amerikës pagoi mijëra dollarë për të çoroditur  e asgjësuar  opozitën e kanë çuar vendin në krizë parlamentare. Këto hapa e skenarë të turpshëm nga pozita dhe opozita kanë bërë që varfëria të ulët këmbëkryq në vend, rinia të emigrojë, duke lënë vendin pa fuqi punëtore, me një popullsi të përgjysmuar, me tokat papunuar e  pasuritë minerale të pashfrytëzuara. Kjo situate politike tejet e pajustifikuar në vend shkon në favor të interesave të atyre që duan të destabilizojnë Ballkanin.

I gjithë Ballkani perëndimor po përjeton probleme, por shqetësuese për ne është situata gjithëperfshirëse e shqiptarisë. Shteti shqiptar duhet të përshpejtojë integrimin tonë  në BE, si e vetmja mënyrë për të mbijetuar sfidave të globalizmit dhe sigurisë kombëtare, si garanci për lirine,demokracine tonë mbi bazen e parimeve e ligjeve ndërkombëtare. Ẻshtë e vërtetë që Evropa dhe SHBA duhet të jenë tejet të vëmendshme ndaj konfliktit Kosovë-Serbi, të marrin masat për të mos u agravuar situata më tej, por në situaten ku ndodhemi vetë ne shqiptarët duhet të ndërgjegjesohemi në zgjedhjet dhe zgjidhjet e problemeve që kemi. Duhet të ndëshkojme aferat korruptive të qeverisë gjate veprimtarisë se saj në të gjitha fushat: politike, ekonomike, sociale etj. Duke zgjedhur me votë një forcë politike që të na udhëheq e drejtojë, në forcimin e  shtetit, të sigurisë kombëtare, fuqizimin e ekonomisë , që kthen shpresën e humbur tek rinia direkt dhe indirekt ne do i gjendemi  kurdoherë më afër qeverisë e shtetit të  Kosovës dhe gjithë shqiptarisë.

Ajo që më ngacmoi emocionalisht, për të shkruar rreth temës  “Bashkimit kombëtar shqiptar si zgjidhje e domosdoshme historike” është përmbajtja e mesazhit të gjeneralit amerikan  ,ish komandanti suprem i aleatëve në Evropë,  Wesley Klark, në “Rreziku në Ballkan”, botuar në gazeten “Dita” më 29 shtator 2023 mbi situatën e fundit në kufirin Kosovë – Serbi.

Incidenti përbën problem real për qëndrueshmërine në Ballkan, prandaj NATO duhet të forcojë aftesitë për të qënë plotësisht efikase në Kosovë e po kështu dhe Bashkimi Evropian.

Të gjitha ngjarjet janë të organizuara e drejtuar nga Serbia dhe të orkestruara nga Rusia, duke përdorur Serbinë si agjenture të saj për destabilizimin e Ballkanit.

Urrejtja ndëretnike shekullore midis serbëve e shqiptarëve kërkon masa të marrura nga Evropa dhe Amerika, për të zgjidhur këtë problem, në të kundërt situata do të përkeqësohet, prandaj duhet të gjejmë mënyra të tjera për stabilitetin e Ballkanit (kryesore për ne është bashkimi kombëtar).

Ẻshtë për tu trajtuar në këtë shkrim përkujdesja madhore dhe e saktë e ambasadorit Shaban Murati, për mesazhet që jep si diplomat për shumë probleme e sidomos për sigurinë e denoncimin Serb ndaj shqiptarëve, siç është rasti për Kosovën.”Të gjitha këto kërkojnë që qeveria dhe institucionet shqiptare të marrin masa të shpejta e të plota për sigurimin e gadishmërise luftarake me efektivë të përgaditur dhe armatim e teknikë moderne luftarake, që të sigurojnë mbrojtjen kombëtare.

Bashkimi Kombëtar i Shqiptarëve ka probleme të medha ndërkombëtare e kombëtare, për të cilat duhen të angazhohen grupe shkencore në shume fusha, ndoshta kuvende e referendum me programe e detyra të qarta.

…………………….

Isuf IMERAJ, 94 vjeçar-Veteran i  Luftës Nacional-Çlirimtare, me Arsim të Lartë dhe Akademi Ushtarake, Oficer Madhor në Forcat Ajrore.

About Redaksia