Regjizori-Ramës: E dija se nuk do e merrja pensionin e veçantë sepse emri im do kalonte në dorën tënde!

Osman MULA

E dinja se nuk do e merrnja pensionin e veçantë! Sepse emri im do kalonte në dorën tënde.

Edhe pse emri im ndodhet tash shtat vjet në tryezën tënde si përparësi e shkresës së Ministrisë së Kulturës pasi jam dy herë i vlerësuar nga presidentët e Shqipërisë me titujt më të lartë.

Do ishte në nderin tuaj ta vlerësonit një artist që ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj teje se në fund të fundit je dhe kryeministri im. Por nuk të la urrejtja, është pikërisht ajo që të karakterizon dhe ta kapushtuar trurin dhe sytë.

Pensioni nuk jepet për kontribut në Parti por për kontributin e vazhdueshëm që jep për artin kombetar, pa lëvizur një ditë nga Shqipëria dhe duke dhënë një kontribut në R.T.Sh si regjisor dhe si kompozitor, pasi më numërohen shumë çmime.

Unë nuk jam as servil dhe as konjuktural se së paku do e merrnja një emërim nga pala tjetër, por dhe për to isha i pabesushëm. Kjo është forca e një krijuesi. Po të përdor një fjalë nga zona ku jam rrit: Ma paç faqen e zezë.

Jam krenar kështu siç jam, idealist por rebel kundër padrejtësive si majtas e djathtas.

……………….
Osman Mula është nga Shkodra, është një nga regjisorët më të njohur në Radiotelevizionin Shqiptar dhe kompozitor i njohur, drejtues i dhjetra festivaleve në RTSH, qindra emisioneve të muzikës, saksofonist i talentuar dhe kompozitor i vlerësuar me shumë çmime. Është njeriu që ka zbuluar me dhjetëra talente dhe që e ka ngritur spektaklin në nivelet më të larta të kohës duke respektuar traditën dhe duke e harmonizuar me modernen.

About Redaksia

Check Also

Kë kërcënoi Sali Berisha!

Sali BERISHA Sqarim! Disa media nga keqkuptimi, por ndonjë edhe keqdashja kanë marrë si kërcënim …