Tronditet Tirana! Vëllai vret me armë vëllanë dhe më pas veten

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në zonën e Freskut në Tiranë, duke regjistruar një krim tronditës brenda familjes. Burime bëjnë me dije se një person ka vrarë me armë zjarri vëllain e tij dhe më pas edhe veten. Viktimat janë shtetasit Vehap Cami, 63 vjeç dhe Lulzim Cami, 68 vjeç.

Shkaku i kësaj vrasje të dyfishtë kanë qenë konfliktet e vjetra mes dy vëllezërve në zonën e Bulqizës. Vehap Cami jetonte në zonën e Lundrës, ndërsa vëllai i tij, Lulzim Cami, jetonte me qira në zonën e Freskut.

Mësohet se Vehap Cami ka shkuar në banesën e vëllait të tij Lulzim Cami, rreth orës 07:40 të mëngjesit në rrugën “Xhon Belushi”. Ai ka hyrë brenda dhe ka nxjerrë direkt pistoletën duke qëlluar mbi vëllain e tij, e më pas ka vrarë veten. Konfirmohet se nuk ka patur debat para krimit mes tyre.

Mësohet se ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin në banesë dhe më pas Vehap Cami ka vrarë me armë zjarri vëllain e tij Lulzim Cami, e më pas ka vrarë veten. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40 në rrugën “Xhon Belushi”. Burime bëjnë me dije se krimi është regjistruar në banesën e Lulzim Camit.

Në banesë nuk ka pasur persona të tjerë në momentin kur ka ndodhur krimi. Policia po merr në pyetje familjarët e tyre për të kuptuar dinamikën e ngjarjes. Gjithashtu, janë sekuestruar dhe disa kamera sigurie dhe arma e krimit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka rrethuar zonën dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“Më datë 04.01.2023, në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

About Redaksia

Check Also

Dhoma Amerikane jep alarmin për turizmin: Ujrat e zeza derdhen në det, plehrat po digjen, ndërtimet…

Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka bërë thirrje qeverisë për ndërhyrje në sektorin turistik, për …