Aferë pas afere, ja çfarë paska qenë shëndetësia falas!

Nga Zheni GJERGJI

Sa më shumë heton SPAK, aq më shumë shqiptarët kuptojnë se çfarë paska qenë premtimi më i madh më të cilin rilindja erdhi në pushtet; shëndetësia falas.

Shëndetësia në fakt prej 2013 doli fronti më i madh i korrupsionit e vjedhjes.

Një babëzi e paimagjinueshme me afera në çdo drejtim, nga konçensionet e tek favorizimi i kompanive farmaceutike klientelë.

Shëndetësia që u kushtoi kaq shtrenjtë qytetarëve, me shërbime të cunguara e mungesë ilaçesh, me rimbursim përherë e më të vogël, paska qënë arka e bollshme për Ramën e ministrat e tij.

E mbështes dhe e inkurajoj SPAK t’i shkojë deri në fund zbardhjes së këtij krimi financiar, më i shëmtuari derisa kryhet në kurriz të jetës së shqiptarëve.

Si deputete, si kryetare e Komisionit të Shëndetësisë, si mjeke po ashtu, do ushtroj detyrën e përgjegjësinë time deri në fund për të bërë transparencë e për të bërë të mundur që publiku të mësoje çfarë ka ndodhur me taksat e tyre.

Edhe pse, qeveria po ndalon me çdo mjet e në shkelje të Kushtetutës, llogaridhënien.

Këto janë momente të rëndësishme e unë shpresoj shumë të shkojnë para ligjit gjithë përgjegjësit, nga Beqja tek Rama, në mënyrë që kushdo qoftë në të ardhmen në këto detyra të larta, ta dijë mirë se shëndetësia, ky sektor jetik, s’mund të kthehet në pazar të pistë.

About Redaksia

Check Also

“Aranit Çela” nuk është kurrë më shumë se një gjeneratë larg…

Nga Gent STRAZIMIRI Sot përballë SPAK mes mijëra burrave e grave të lirë që prisnin të …