Nga Rezenbrik SERJANI
Ditët e para të janarit, të këtij Viti te Ri, janë treguesi më shpresëdhënës se në Shqipëri po fryn era e ndryshimit.
Ky vit i ri e radhiti dhe gdhiu Shqipërinë krah vendeve me sisteme autokratike, por jo shqiptarët , sepse shqiptarët liridashës po përqafojnë erën e ndryshimit, duke mos pranuar faktin se Shqipërisë, me anën e mjeteve e kamzhikeve politike te kamufluar ne lekuren e drejtesise se padrejte kamzhikojne egersisht, duke i shkeputur ne menyren me te eger liderit te opozites, perfaqesuesit te gjysem milioni shqiptareve lirine e fjales, lirine e aksionit e veprimit opozitar e politik.
Ky fillim viti, tregon se 2024 do jete viti vendimtar i ndryshimit, viti i cdo shqiptari te lire e te ndershem, qe ka zgjedhur perballjen me nje nga sistemet e qeverine me autokratike te Europes, edhe pse nje vend anetar i NATO-s.
Keto dite te para te ketij fillimi te ri viti deshmojne se opozitarizmin nuk ka kamzhik te perdorur politik qe e ndal apo pengon, sepse opozitarizmi eshte kthyer ne mision historik per te gjithe shqiptaret.
Eshte kthyer ne fryme lirie e shprese.
Eshte kthyer ne burim frymezimi, rezistence e qendrese, edhe pse barrikadat e autokracise qeveritare u ngirten e shnderruan ne perbindesha politik, vetem e vetem per te ndalur ecurine e ketij aksioni.
Kjo ere qe po fryn e ka kapluar cdo qelize anembane vendit do jene gardiane e demokracise, vlerave dhe frymes se saj te lirise, duke u kthyer ne eren e fitores dhe clirimit te vendit nga vargonjte e korrupsionit qeveritar te mallkimit Rama.
Qendresa e cdo shqiptari, qendresa e cdo opozitari jane misionare e shpetimit te vendit, si momente te forta historike qendrese e mosthyerje.
Rezistenca e ketij aksioni do jete ingredienti i pare i fitores.
Vendosmeria, perkushtimi, qendresa, durimi, vetmohimi jane elementet qe cdo opozitar, cdokend ne kete aksion e bejne hyjnor ne misionin e tij, duke e ngritur ne piedestalet e mirenjohjes historike te kombit.
Zoti e bekofte kete rrugetim te drejte te ruajtjes se lirise dhe kombit. Zoti e bekofte Shqiperine !