Ndërron jetë papritur gazetari i “RD”, Armin Tirana

Gazetari i gazetës “Rilindja Demokratike”, Armin Tirana ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në moshën 57 vjeçare krejt paprtiur. Ai ka qënë në banesën e tij në Tiranë, por në mbrëmje nuk është ndjerë mirë dhe papritur ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Armin Tirana ka punuar prej 17 vitesh në gazetën “Rilindja Demokratike” dhe ka qënë një zë i njohur i gazetarisë shqiptare. Shkrimet e tij priteshin me shumë interes nga lexuesi për shkak të tematikave që ai trajtonte.

Armini jetonte prej vitesh në Gjenevë me familjen ndërsa vijonte me përkthimet e tij. Një interes të veçantë kishin për lexuesit edhe shkrimet e përkthyera nga revista të ndryshme botërore dhe ngjarje interesante që Armini i sillte në faqet e gazetës RD.

Ikja e parakohshme nga jeta e gazetarit Armin Tirana është një humbje e madhe për familjen e tij, miqtë dhe të afërmit, por edhe për ne, kolegët e tij.

Stafi i gazetës RD i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe të afërmëve të Arminit.

Lamtumirë mik!

Përcjellja për në banesën e fundit bëhet sot më dt. 5 janar në orën 15:00.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Veliaj i dha 6 leje ndërtimi bandës së tij të drejtorëve hajdutë

Gazetarja Ola Xama, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku …