Nga Adriana KALAJA
Nuk është e rastësishme që Sudja e Lulzimit, ose ish Ministrja e Arsimit dhe Shkencës së Edvin Kristaq Ramës, e ka avancuar më tej slloganin e këtij të fundit.
Kështu Sude Karabina që nuk i ndezi asnjëherë baruti, slloganin nga “Fajin e ka Saliu” e çoi në “Fajin e ka Argita”.
Në pritje të avancimit të këtij sllogani edhe në atë se “Fajin e ka Liria” ajo që unë nuk ja pranoj vetes, është fakti se i paskemi rënë në qafë Lindita Nikollës, ose pesanjoses ministre.
Dhe te mendosh se Linda e Kuvendit ishte Ministre e Arsimit dhe Shkencës me mesatare 5.6.
Imagjinoni Suden e Lulzimit, që i’a ka përplasur në sy derën e ministrisë më shumë demoktatëve sesa rilindasve.
Dhe kishte të drejtë tek e fundit.
Atë vend e mori nga Kryeministri Edvin Kristaq Rama.
Edhe kur Sudja e Lulzimit, reagonte se ndjehej e “fyer” se vëllezërit kosovarë e kishin akomoduar në hotel me 4 * dhe jo me 5 * siç e kishte instruktuar Kryeministri i saj, “fajin e kishte Saliu dhe Argita”.
Tek lexoja deklaratën e fundit bërë nga Sude Karabina, ndjeva nën rreshta një inat e mllef ndaj një gruaje zonjë të arrirrë me forcat e saj, dhe jo prej babait apo bashkëshortit, nga një individ i dështuar dhe që çdo gjë e ka në saj të bashkëshortit dhe zvarritjes së saj pas Lulzimit dhe Aurelës.
Madje nuk bëja dot dallimin midis deklaratës së Sudes së Lulzimit, me sulmin që një i paburrë si Mero Baze, ose Ymer Çorapja i bën çdo ditë zonjave me Z të madhe të familjes Berisha.
Në fakt, kur më sjellin miqtë deklaratat publike të Sudes së Lulzimit, them se po.
Nuk i’a fal vetes që i paskam rënë në qafë e qenkam mërzitur kot me Belën e Elisën, Linditën e Blegrimën, Ogertën e Fridën, Rominën e Anilën.
Madje edhe Sudeve Ambasadore/ë.
Sude Karabina na tregon çdo ditë se paska EDHE më keq dhe se e keqja nuk paska fund.
Ndaj nëse duam të rrëzojmë Ramën, DUHET të rrëzojmë modelin e Sudeve që na përplaset në fytyrë çdo ditë.
Deri atëhere,
O sot, o kurrë.
Shihemi në ora 17.30 te rruga e Berishës ose rruga e Shpresës.
Edhe e Lirisë.
PS: Këto Sudet e Lulzimit, unë nuk dënjoj as t’i çoj në SPAK se, është vota popullore që do i çojë “prapa diellit”.


Gazeta RD