Këlliçi: Veliaj pronari real i inceneratorit fantazmë të Tiranës: SPAK të ndalojë urgjentisht vjedhjen!

DEKLARATË PËR MEDIA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI

Të dashur qytetarë,

Tashmë kemi hyrë në muajin e katërt të komunikimit tonë intensiv me strukturën e SPAK, në lidhje me aferën e shekullit, atë të Inceneratorit fantazmë të Tiranës, i cili ende vijon të vjedhë çdo ditë para nga taksat tuaja, plot 120 milionë euro deri më sot.

Në lidhje me denoncimet dhe publikimet e fakteve të pakontestueshme nga ana jonë, pronari real i kësaj sipërmarrje korruptive, Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ka reaguar vetëm një herë, pas arrestimit të krahut të tij të djathtë, Taulant Tushës, të cilin Veliaj e bëri kurban për të shpëtuar lëkurën e tij.

Ju ftoj të ndjekim një sinkron të shkurtër nga intervista e Veliajt dhënë gazetarit Sokol Balla 1 muaj më parë.

Pra siç e shihni të nderuar qytetarë, Erion Veliaj pretendon se është një nga 5 klientët e biznesit korruptiv të Inceneratorit të Tiranës. Por faktet tregojnë të kundërtën. Erion Veliaj është pronari real.

Erion Veliaj është i vetmi që si pronar që jep urdhra se cila kullë duhet të paguajë për depozitimin e inerteve dhe cila jo. Kujtojmë këtu e-mailet për kompaninë Arlis Ndërtim, pronari i së cilës ka ndërtuar 7 kate pa leje përballë zyrës së kryebashkiakut. E-mailet për kullën pas Sahatit. E-mailet për Teatrin Kombëtar.

Erion Veliaj është i vetmi që si pronar i janë dhuruar 1 milionë euro nga paratë e Inceneratorit të Tiranës, në zgjedhjet e vitit 2019.

Erion Veliaj është i vetmi që si pronar, inceneratori i paguan një faturë 300.000 euro për të marë makina në favor të Policisë Bashkiake.

Erion Veliaj është i vetmi që si pronar vendosi të gjithë strukturën e Bashkisë Tiranë në shërbim të biznesit të dherave, strukturë e cila përdori tre lloje policish, Policinë e Shtetit, Policinë Bashkiake dhe Policinë Private të Agron Malajt, për të persekutuar dhe gjobitur të gjithë ndërtuesit e Tiranës dhe jo vetëm.

Të nderuar qytetarë,

I vetmi përfitues në këtë mega aferë është kryebashkiaku Erion Veliaj.

Kemi hyrë tashmë në vitin e katërt të hetimeve për këtë çështje, kemi depozituar pranë SPAK me qindra faqe dhe dokumenta, ndaj sërish sot i bëjmë thirrje SPAK të veprojë në mënyrë urgjente duke ndalur këtë vjedhje, duke anuluar këtë kontratë korruptive dhe të vendosë sa më parë përpara përgjegjësisël igjore, pronarin e vërtetë të Inceneratorit të Tiranës, Erion Veliajn.

Nga sot përgjegjës për çdo qindarkë abuzim me këtë kontratë, janë dhe prokurorët të cilët me mosveprimet e tyre, po e lejojnë këtë vjedhje flagrante të ndodhë.

Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …