Hotel në bregdet dhe legalizime pa leje, a do merret nën hetim drejtoresha e Kadastrës?

Drejtoresha e Kadastrës në Sarandë, Aida Demi është shkarkuar nga detyra. Shkarkimi ka ardhur pas investigimit të emisioni ‘Stop’ në TV Klan, ku tregohej sesi familja e drejtoreshës së Kadastrës, Aida Demi ka përfituar tokë që më parë ka qenë det.

Hoteli buzë detit, i ndërtuar nga familjaret e Aida Demit mbi një truall të blerë me proces privatizimi në vitin 1992, sipas emisionit ‘Stop’ gllabëroi një pjesë të konsiderueshme të bregut të detit, pjesë që u mbush me inerte dhe u kthye në tokë.

Me një kontratë shitblerjeje në 5 korrik 2019, Ministria e Financave ia shiti atë familjes Demi duke e kthyer detin në tokë. Pas vetëm 4 ditësh, familja Demi merr certifikatën e pronësisë jo për 600 m2 sa bleu, por për 1325 m2.

Më pas, në vitet 2020 dhe 2021 dhe 2022, familja e Aida Demit ka marrë disa leje për ndërtimin e një objekti të ri dhe shtesë katesh për objektin ekzistues.

Aida Demi ka legalizuar dy kate pa leje të një objekti, për të cilat ka pasur urdhër prishjeje nga Bashkia e Sarandës dhe INUK.

Ndërkohë, bëhet e ditur se, oficerë të Komisariatit të Policisë Sarandë kanë mbërritur pak më parë në zyrat e Kadastrës Sarandë.

Burime mediatike bëjnë me dije se do të kryhen kontrolle dhe do të sekuestrohen dokumentacione në lidhje me hetimin e nisur për shkelje të dispozitave në fuqi gjatë ushtrimit të detyrave funksionale, që çuan në shkarkimin e Aida Demit.

Mësohet se kontrolle po kryhen edhe në pronat e saj dhe të familjarëve të saj.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …