Beqaj pas daljes nga SPAK: Erdha me Touareg-un luksoz, s’di ta ngas makinën…

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj pas daljes së tij nga SPAK, nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të gazetarëve, ndërsa përmendi faktin se kishte ardhur në prokurori me një mjet që nuk e disponon vetë.

Teksa gazetarja Klodiana Lala e njoftoi Beqajn se kishte marrë gjobë parkimi, ai ka se kishte ardhur pikërisht me një makinën luksoze të dikujt tjetër, ndërsa tregoi se vetë nuk kishte patentë.

“Sot erdha me ndihmën e avokatit, me makinën luksoze, Touareg. Lidhjen time me Ermalin e kam thënë. Unë nuk di t’i jap makinës, s’kam leje drejtimi”, tha Beqaj.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …