Vdekja e 68-vjeçarit në Gjykatë, avokati: Ishte profesor, donin ta martonin me zor!

Avokati i 68-vjeçarit Ilia Drini, i cili pësoi infarkt ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Tiranës, ka treguar para gazetarëve se dosja e tij është dorëzuar vitin e kaluar në Tetor, ndërkohë i pandehur rezulton prej 2021-it.

Sipas avokatit, akuza ndaj tij kishte ndryshuar nga “përndjekje personi” në “shkaktim vetëvrasje”, pa u mbajtur seancat përkatëse.

“Nuk duhen shtyrë gjyqet, 3 muaj me radhë… Akuzohej fillimisht për përndjekje, por pastaj për shkaktim vetëvrasje. Ngjarja ka ndodhur në 2020-ën. Ishte e dashura e tij, ose bashkëjetuesja nuk e di shumë mirë, ajo kishte bërë një kallëzim penal e nxitur nga të tjerët që t’i merrte pasurinë. Ai ka nja 3 vjet që jetonte vetëm, ishte profesor i arteve marciale, një njeri shumë i nderuar”, deklaroi avokati i të ndjerit.

Pretendimi i këtij të fundit është se ish-bashkëjetuesja e 68-vjeçarit e “nxitur” nga të tjerët kishte ngritur padi penale ndaj tij për t’i marrë pasurinë.

Madje Pjetra thekson: “Familjarët e saj donin ta martonin me çdo kusht me të”.

Ish-bashkëjetuesja e tij, bazuar te dosja, është 37-vjeç.

Në dëshminë e saj, ajo shprehej se si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike kishte tentuar të vetëvritej me mbidozë ilaçesh.

“Diçka kishte, e dinte datën 1, por mund të kishte ndonjë presion nga të tjerët. Mendoj se duhet hetuar nga Prokuroria, duhen parë tabulatet telefonike, donin ta martonin patjetër me bashkëjetuesen. Nuk vuante fare, nuk kishte asnjë gjë, i fuqishëm, 68 vjeç. Ishte mbajtur një seancë më parë, por gjykata se kishte njoftuar avokatin, pretendonin me çdo kusht ta martonin, familjarët e bashkëjetueses. Data 1 Shkurt 2024 ishte seanca e parë. Dosja ishte dorëzuar nga data 27 Tetor 2022. Jemi ende në seancë paraprake. O zotëri u kemi thënë që gjykatësit që lëvizin nga një rreth në tjetrin duhet ti mbarojnë çështjet vetë. Seanca nuk u hap se kanë ikur gjyqtarët, vinte ndonjë tjetër. 30 ditë është afati…Ne kemi marrë njoftim vetëm për datën e seancës, ne e dinim çështjen e mbyllur. Këtë informacion e kemi marrë pasi erdhi fletëthirrja për datën 1 Janar.

Ata bashkëjetonin në atë kohë, por ajo vuante nga një sëmundje e rëndë dhe në këto kushte e detyruan të bënte këtë kallëzim, ishin intrigat…I bënin presion familjarët asaj”, përfundoi avokati i Drinit.

About Redaksia

Check Also

Kreu i PD Krujë thirrje Ramës: Nëse qeveria nuk do të marrë masa banorët do të veprojnë vetë

Kryetari i Partisë Demokratike, Dega Krujë, Xhevair Bilja i ka bërë apel kryeministri Edi Rama …