Deklaratë e Sekretarit Funksional për Transparencë dhe Luftën kundër korrupsionit, Dega e PD Vlorë, z.Rezenbrik Serjani, në lidhje me rritjen e çmimit të ujit
Me anën e kartonave socialiste, këshilltarët socialist në Bashkinë Vlorë kanë miratuar dhe votuar në rresht për një, çdo urdhër që do Partia, në dëm të interesit të qytetarëve Vlonjat dhe Vlorës.
Këshilltarët socialistë votuan pa menduar për Vlorën, sepse për ta, mbi çdo gjë është urdhri partiak.
Rritja e çmimit të ujit është rasti tipik ku këshilltarët socialist rëndojnë xhepat e çdo familje dhe biznesi vlonjat.
Dhurate, këtë Vit të Ri, nga Dredha i Ri, për Vlorën dhe vlonjatët është rritja e çmimit të ujit me 33%.
Enti Rregullatir i Ujit ka miratuar tarifën prej 60 lekë/m3 për abonetet familjarë të cilët paguajnë aktualisht 45 lekë/m3.
Për biznesin kjo tarifë do të jetë 20 për qind më të larta.
Ndërkohë rritje tarife do ketë dhe për bizneset dhe institucionet publike që do të paguajnë 120 lek/m3 apo rritje me 20%.
Gjithashtu Tarifat prekin dhe shërbimin e largimit të ujërave të ndotur ku për familjarët do të rriten në 17 lek apo me 12%, ndërsa për biznesin në 28 lek/m3 apo 11%.
Edhe tarifat për lidhjet e shërbimit fiks do të preken. Ato dyfishohen për familjarët nga 100 në 200 lekë në muaj dhe rriten me 2.5 herë për bizneset.
Kjo është panorama e rritjes së çdo tarife lidhur me shërbimin me furnizimin me uji dhe përpunimit të ujerave të ndotura, shërbimet bazë të cilat çdo vit kanë qenë në qendër të vëmendjes së rritjes së vazhdueshme tarifimi nga ana e këshilltarëve socialist të Bashkisë Vlorë.
Edhe pse përgjatë viteve administratat socialiste në Bashkinë Vlorë sëbashku me këshilltaret partiak socialistë kane rritur e rritur tarifën e furnzimit me uje për cdo familje e biznes, me pretekstin e investimeve e permiresimit te sherbimit, gjendja ka qene ne proporcion te zhdrejte. Përditshmeria dhe aktiviteti ne qytet le per te dëshiruar.
Sot çdo lagje e qytetit, sëbashku me çdo njësi administrative ka probleme serioze me furnizimin me uji, duke mbetur problemi primar i cdo metri katror ne Bashkinë Vlorë, ku furnizimi me uji varion nga 5 orë në ditë per zona te caktuara deri ne mospatjen e asnje minuti furnizim me ujë per disa zona te tjera, duke dhënë idenë e Mesjetes se Larget.
Tarracat e qytetit lëngojne nga depozitat e ujit, ku sot ne Vlorë nuk ka familje qe mos te posedojë depozite uji, si domosdoshmeri jetike e mbledhjes se ujit përgjatë orëve te furnizimit dhe përdorjes se tij ne pjesën tjetër te dites kur furnizimi ndërpritet.
Makth per qytetin furnizimi me uji kthehet përgjate sezonit turistik, ku kaosi që shkakton ky shërbim ështe jashtë çdo perceptimi.
Uji qe derdhet ne det, humbje të pafundme ne rrjet, hajdutëri e korrupsion ne Ndërmarrjen e Ujësjellesit, ku kjo e fundit rezulton 1.3 mln euro debitore ndaj arkës së Bashkisë Vlorë, autobote private që furnizojnë familjarët me uji të pijshëm, depozitat ne cdo familje, tubacione te cara, qe te japin idene e rrugëve-shatërvan, cilësia e ujit, duke e bërë në shume raste te papijshëm, keqmenaxhim, mosllogaridhënie e mungesa e transparencës ndaj qytetarëve vlonjat, janë ato me te cilat cdo ditë, jeta e këtij qyteti perballet.
Vlonjatët cdo ditë përballen me arrogancën e ketij sistemi dhe me vjedhjen qe po i bëhet cdo ditë, çdo portofoli vlonjat, nga kjo Bashki hajdute, moskokëçarëse e antiqytetare.
Per muaj me radhe këshilltaret e Partisë Demokratike Vlorë-Koalicioni Bashkë Fitojmë ne Këshillin e Bashkisë Vlorë kanë artikuliar, argumentuar, debatuar rritjen e çmimit të ujit, duke e votuar atë kundër.
Partia Demokratike Vlorë është kundër kësaj rritjeje abuzive e hajdutërie, karshi qytetarëve vlonjat.
Partia Demokratike denoncon me forcë këtë rritje drastike, e cila çdo ditë do demtojë jetën e këtij qyteti.
Partia Demokratike e Vlorës ju bën thirrje qytetarëve të Bashkisë Vlorë që të reagojnë në kundërshtim të rritjes së çmimit abuziv të ujit.