Berisha: Damani i Skapit është mburoja e Ramës për vjedhjen e shekullit! 

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Damani i Skapit është mburoja e Ramës për vjedhjen e shekullit! Berisha tha më tej se, këtë aferë do e gjykojnë vetëm qytetarët shqiptarë.
“Miqtë e mi, afera e vjedhjes së shekullit është organizata kriminale më gjigante.
Paratë tuaja, për të mbuluar këtë vjedhje të tmerrshme, u shpërndanë në fusha dhe institucione të tjera.
U vodhën qindra e qindra milionë dhe iu shpërndanë medieve, Bolinove, Blushit dhe shumë hajdutëve të tjerë, të cilët këndonin në mediat e tyre këngën e vjedhjes së shekullit dhe mashtronin qytetarët.
Edi Rama, me Erion Veliajn janë dy autorët kryesorë të vjedhjes së shekullit, inceneratorit të Tiranës.
Të dashur miq, përllogaritjet e sakta të specialistëve të pavarur, por edhe atyre të PD, të cilët unë do i përgëzoj me mirënjohje për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë, kanë treguar se me djegësin e Tiranës, taksapaguesit e Tiranës, Krujës, Kavajës, Durrësit, do paguanin në 30 vite 930 milionë euro, pra rreth 1 miliard euro.
Por, kjo vjedhje gjigante, kjo organizatë kriminale gjigante, ka përdorur dhe po përdor si mburojë, organizatën tjetër kriminale, Skapin e partisë.
I cili përbën sot një nga grupet më kriminale në historinë e këtij vendi.
Çfarë bëri Damani i Skapit për të mbrojtur Edi Ramën? Ky kriminel e copëzoi hetimin në dhjetëra hetime e aferës së djegësve.
Ky kriminel që është shndërruar në mburojë kryesore të vjedhjes së shekullit, i ndau copë-copë hetimet. Kërkon të paraqesë Kokën për Edi Ramën, kërkon të paraqesë Arben Ahmetajn për Edi Ramën. Bën gjithçka për të mbrojtur Edi Ramën.
Damani i Skapit përveç kësaj nuk merret me procedurën, por merret me Taulantin, merret me Simixhiun.
Afera 1-miliardëshe sot ka falë Damanit vetëm dy drejtorë të bashkisë të prangosur.
Po pse nuk merret Damani? Pse zgjodhi këtë rrugë Damani i Skapit?
Zgjodhi këtë rrugë sepse po të merrej me procedurën, të gjitha fijet, të gjitha lidhjet të çojnë te Edi Rama, Agaçi, Erion Veliaj, ministrat.
Ja pra se si ky shërbëtor besnik i Edi Ramës shkelmon mbi interesat tuaja, shkelmon mbi taksat tuaja, ndërkohë që fëmijët tuaj ikin dhe marrin rrugët e dheut. Ndërkohë të tjerë kërkojnë ushqim te koshat e plehrave.
Damani bëhet mburojë për Edi Ramën, kryeautorin e vjedhjes së shekullit.
Miqtë e mi, flakët e inceneratorit po djegin shtetin e mafies. Edi Rama, duhet ta dish se nuk ka Daman që të bën derman.
I them Damanit, ti që vërtitesh në zyrë dhe merr peng gazetarë për të mbrojtur Edi Ramën, po kryen një krim monstruoz duke përjashtuar procudurën.
Arben Ahmetaj njoftohet dhe ikën, kurse gjobëvënësi që publikoi faturat, hyn dhe del si ndërlidhës midis dhe Damanit dhe Surrelit. Midis Surrelit dhe Damanit.
Miqtë e mi, djegësat janë afera e shekullit. Atë do e gjykoni vetëm ju, do e gjykojnë qytetarët shqiptarë.
Sepse nëse ne presim që Erion Veliajn ta gjykojë Arben Kraja, ish-kaleci i policisë sekrete të Enver Hoxhës, ne bëhemi qesharakë, ne mashtrojmë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …