Noka: Flamuri i PD, simbol i ngadhënjimit mbi regjimin!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka njoftuar sërish protestë në mbështetje të kryedemokratit Sali Berisha. Duke radhitur një sërë arritjesh gjatë qeverisjes demokratike, në postimin e tij në Facebook, Noka ka theksuar se ‘flamuri i PD-së është simbol i ngadhënjimit mbi regjimin’ dhe se ‘Sali Berisha është flamurtari i Shqipërisë demokratike, kundërshtari më i guximshëm i ndarjes së Kosovës’.

Reagimi

Flamuri i PD-së është simbol i ngadhënjimit mbi regjimin, simbol i lirive të fituara, simbol i pluralizmit. Është flamuri i studentëve të dhjetorit, i shpresës tek e nesërmja. Flamuri ynë është simboli i përparimit infrastrukturor të Shqipërisë, i hapjes së saj me botën e qytetëruar, i udhëtimit pa viza dhe i anëtarësimit në KiE dhe #NATO.

Prof. Dr. Sali Berisha është flamurtari i Shqipërisë demokratike. Bashkues i Shqipërisë me Kosovën me rrugë. Kundërshtari më i guximshëm i ndarjes së Kosovës. Jemi plotësisht në mbështetje të tij. Sot sërish në protestë. Ora 18:00!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama është tradhëtari më i keq pas Enver Hoxhës, i shqiptarëve në tërësi dhe Kosovës në veçanti!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat tha se, Edi Rama është tradhëtari më …