“Refugjatët”/ Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD për seancë publike, reagon Bardhi

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e 30 deputetëve të opozitës për shqyrtimin e marrëveshjes së emigrantëve me Italinë në seancë publike.

Në përgjigjen e saj dërguar demokratëve, Gjykata Kushtetuese shprehet se mbledhje e gjyqtarëve në datën 11.01.2024 ka vendosur që shqyrtimit bëhet me dyer të mbyllura.

Në lidhje me vendimin, ka reaguar kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi, i cili shprehet se kjo përbën mungesë transparence.

“Transparenca e munguar nga Këshilli i Ministrave gjatë negocimit dhe nënshkrimit të Protokollit për emigrantët me Italinë, duket se vazhdon edhe gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje nga Gjykata Kushtetuese, për sa kohë që publiku dhe mediat nuk kanë mundësi që të njihen me materialet e çështjes dhe të dëgjojnë qëndrimet e palëve, pyetjet e Gjykatës dhe përgjigjet e tyre, si dhe debatin gjyqësor”, shprehet Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Pakti i dështuar për universitetin

Nga Alvi Musaraj Në Shqipëri, “Pakti për Universitetin” është një dokument i bashkërenduar, i lindur …