Analisti Arion Sulo dhe ka ‘lënduar’ rëndë në shpirt Fitim Zekthin teksa ia ka quajtur shefin legen sy më sy në studion e “Open”. Sulo e cilësoi Luli Bashën si “legen” që i dhanë vulën dhe paratë dhe që “u vendos aty për të fituar zgjedhjet mazhoranca”.
Zekthi ka kundërshtuar analistin Sulo duke mbrojtur dorën që e ushqen, por Sulo ka vijuar më tej duke e cilësuar Bashën si shembulli i një zari politik.
Pjesë nga debati:
Sulo: Ai le të rrijë dhe këta të mos bëjnë gjë!
Zekthi: Ke nevojë për njerëzit, të të mbështesin.
Sulo: Ai e mori Bashën si legen e vuri aty të fitojë zgjedhjet.
Zekthi: Të flasësh me këtë gjuhë… Nëse ti thua se ky është legen dhe ai jo.
Sulo: Legen politik, patjetër, është zari i atij.
Zekthi: Është gjuhë normale kjo mo Arion?
Sulo: Lëre gjuhën, e marr unë përsipër. Zar politik i tij. Përgjigju debatit? A duhet të jetë Alibeaj bashkëkryetar?
Zekthi: Po, patjetër.
Sulo: Kë përfaqëson mo, sa deputetë përfaqëson?
Zekthi: Keni një narracion sikur keni të vërtetën universale, ajo që thoni është e vërteta.
Sulo: Është shembulli i një zari politik, merr vulën, paratë dhe rri aty.