Balliu: Tirana lavatriçja e larjes së parave të Erion Veliajt, SPAK të nisë hetim të menjëhershëm!

DEKLARATË PËR MEDIA E SHEFIT TË ORGANIZMI NË PD, KLEVIS BALLIU

Raporti i Këshillit të Europës për Tiranen nxori në pah një dramë të kryeqytetit, ndotjen ekstreme dhe rrezikun që paraqet për jetën e qytetarëve.

Ky raport i vulos Tiranës damkën e një prej qyteteve më të këqija për të jetuar. Ky nuk është një fakt i panjohur, pasi ju e jetoni përditë trafikun, ndotjen, mungesën e hapësirave publike, mungesën e parkimit, por ky lloj certifikimi nga institucione serioze është një kambanë alarmi për të gjithë në.

Është në rrezik jeta jonë dhe e fëmijëve tanë. Kjo ndotje është pasojë e çmendurisë në ndërtim, e babëzisë për fitime para nevojës për qytet me cilësi, e rritjes duke nëpërkëmbur qytetarin, e lehtësirave për të madhin duke shkelur me këmbë të voglin.

Nuk ka njeri, pavarësitsht bindjes partiake, që të mos e kuptojë së qytetari nr.1 i Tiranës, ai që Erion Veliaj i ka dorëzuar çelësin e qytetit, është lavatriçja e pastrimit te parave në ndërtim, korrupsioni me fondet publike, nga çerdhet që rrisin fëmijë, te djegësat që duhet të përunonin pampersat e tyre.

Kjo centrifugë fitimprurëse për Veliajn e një grush njerëzish, hedh lëndë helmuese në mushkerite e fëmijëve tanë.

Tirana, me një trafik xhungle, Tirana pa rrugë, me pallate të mafias, Tirana pa kopshte, pa çerdhe, pa shkolla, është filozofia shkatërrimtare e Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

Lal betoni ka ardhur dhe do të ikë si përfaqesues i mafias, ka ardhur dhe do të ikë si përfaqesues i inceneratoreve, ka ardhur dhe do të ikë si partner i kontratave dhe lobingjeve të rrezikshme per shqiptarët të llojit McGonigal, apo Ndragheta.

Ky raport i KiE nuk certifikon vetëm ndotjen vdekjeprurese të kryeqytetit. Ky raport është goditja më e madhe që i jepet, jo vetem bashkisë dhe kryetarit te saj, por dhe mediave të regjimit dhe propagandës banale mbi çmimet që merr Erioni dhe Bashkia. Ky raport hedh poshtë propagandën qesharake të lali shejtanit dhe mediave të tij për qytetin e Rinisë dhe Sporteve, ndërkohë që rinia është gomonet e arratisë dhe sporti i vetëm janë orët e vdekura në trafik.

Le të jete ky raport një indicie për SPAK, që të nisë një hetim të menjëhershëm se me çfarë fondesh paguhen çmimet për të shpëlarë Erion Ndraghetën. Të paktën të bëjnë këtë. Se erën e plehrave të inceneratorëve nuk ia heqin dot. Të hetohen me seriozitet taksat për mjedisin që i vihen qytetarëve dhe ku shkojnë ato. Ta bëjnë të paktën këtë hetim sepse rrezikohen mushkërite tona dhe të fëmijeve tanë.

Ky raport i KiE ishte nje grafi e mushkërive të banorëve të kryeqytetit për të cilet Rilindja është kthyer në Covid permament.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …