Pas BE kërkohet bllokimi i fondeve edhe nga SHBA, Crowford: Qeveri e korruptuar që korruptoi edhe FBI

Nga Mark Crawford

Me afrimin e pranverës, shumë nga miqtë tanë do të kenë anëtarë të familjes gati për t’u diplomuar në gjimnaz. Për disa prej studentëve, mund të jetë më e lehtë të mos e hedhin hapin tjetër, më e lehtë të qëndrojnë në shtëpi, më e lehtë të mos diplomohen dhe më lehtë të jetojnë nën çatinë e dikujt tjetër sesa të lëvizin vetë në jetë, gjë që shpesh sjell ndryshim.

Megjithatë, kur koha vjen, njeriu duhet të përqafojë ndryshimin në vend që të vazhdojë të mbahet te e shkuara. Vjen një kohë për diplomim dhe kur kapaciteti është aty; është koha për t’u diplomuar.

Shqipëria nderkohe po e vonon diplomimin e saj nga USAID. Ka qëndruar në shkollë që nga viti 1992, mbi tridhjetë vjet. Tani është koha për t’u diplomuar.

Që nga fillimi i marrëdhënies Shqipëri-USAID, taksapaguesi amerikan ka injektuar mbi një gjysmë miliardë dollarë amerikanë në Shqipëri.

Puna e USAID-it në Shqipëri dhe rajon ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm. Gjatë kësaj periudhe të punës së USAID-it në Shqipëri, vendi është bashkuar NATO, është bërë një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ka qenë një aleat i fortë i Shteteve të Bashkuara në skenën globale.

Unë kam qenë dëshmitar dhe kam marrë pjesë në shumë projekte të USAID-it. Përkimi I aktivitetit tim me të USAID-it filloi kur isha me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve (një subject me autorizim nga Kongresi i SHBA-ve për të investuar në Shqipëri). Ndër projektet tona, Fondi ka dhënë financim për pjesëmarrësit në projektin e USAID-it për blegtorinë “Land of Lakes” në vitet 1990. Vazhdova të bashkëpunoj me USAID-in në fund të viteve 1990 duke krijuar dhe më vonë duke shërbyer si drejtor Pro-Bono i nismës së mikrofinancës së USAID-it në Shqipëri, Partneri Shqiptar në Mikrokredi, një kompani që ende operon (megjithëse me një markë dhe pronësi tjetër) në Shqipëri edhe aktualisht. Jam shumë familjar me punën e USAID-it në rajon, pasi kam udhëhequr një prej projekteve më të mëdha të USAID-it në sektorin bankar në Mal të Zi për tetë vjet dhe më vonë duke shërbyer si Kryetar themelues i Dhomës Amerikane të Tregtisë së Malit të Zi me kërkesë të Ambasadës Amerikane.

Në vitin 2016, vazhdova të bashkëpunoja me USAID në Shqipëri, duke punuar me Korporata Vullnetare të Shërbimeve Financiare dhe Bankën e Shqipërisë për hartimin e legjislacionit alternative për mekanizmat e pagesave. Unë kam vazhduar ta mbështes aktivitetin e USAID-it edhe si Kryetar (pro bono) i Dhomës Amerikane të Tregtisë së Shqipërisë për tre mandate radhazi, dhe mbetem një mbështetës i rolit të institucionit në tregjet në zhvillim.

Gjatë tridhjetë viteve të fundit, njëmbëdhjetë vende ish-komuniste të Evropës Lindore u diplomuan në USAID dhe iu bashkuan Bashkimit Evropian.

Mali i Zi është I vetmi vend ish-lindor komunist europian që ëshë diplomuar në USAID, është anëtarësuar në NATO, por ende nuk i është bashkuar Bashkimit Evropian. Mali i Zi hyri në familjen e USAID-it pas luftrave ballkanike, dhe në mënyrë efektive u diplomua në vitin 2013. Mali i Zi iu bashkua familjes së USAID-it nëntë vjet pas Shqipërisë, dhe u diplomua në mënyrë efektive mbi dhjetë vjet më parë. Mali i Zi, ashtu si Shqipëria, është gjithashtu një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për në BE.

Tani në vitin 2024, USAID-i ka publikuar një kërkesë për informacion për të zbatuar një projekt të mundshëm të titulluar “Përshpejtimi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE përmes përmirësimit të konkurrueshmërisë”. Shqipëria nuk ka nevojë që Shtetet e Bashkuara t’i mësojnë se si të bashkohet me BE-në. Këtë duhet ta bëjë Bashkimi Evropian. Për aq kohë sa Shqipëria ka arritur në fazën ku u kërkon taksapaguesve amerikanë që të vazhdojnë fluksin e dollarëve në mënyrë që t’u mësojë shqiptarëve se si duhet të jenë evropianë, vendi ka arritur në fazën ku USAID-i nuk është më i nevojshëm, dhe dollarët e taksapaguesve amerikanë duhet të drejtohen diku tjetër brenda interesave globale të amerikanëve.

Shqipërisë nuk i mungon likuiditeti apo kapaciteti i brendshëm financiar. Shqipëria gëzon një valutë të brendshme të fortë. Ajo ka një situatë makroekonomike të qëndrueshme. Ajo ka një sektor bankar likuid dhe fitimprurës.

Çdo nevojë për asistencë teknike që i përket sektorit financiar mund të financohet nga sektori privat.

Shqipërisë nuk i mungon qasja tek këshilltarët e lartë amerikanë. Gjatë dekadës së fundit paratë private amerikane kanë sjellë këshilltarë nga institucione më të larta, përfshirë projektet e implementuara nga Harvardi (Shkolla Kennedy e Universitetit- financuar nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur të Soros) dhe së fundmi partneriteti i planifikuar midis OpenAI të MicroSoft dhe Agjencisë Kombëtare të Shqipërisë për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI) sipas marrëveshjes mes kryeministrit Rama dhe OpenAI.

Shqipërisë nuk i mungon mbështetja e vazhdueshme e zhvillimit nga degët e qeverisë amerikane. Të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, me të cilin kam punuar në vitet 1990, fillimisht u kapitalizua në 30 milionë nga Kongresi i SHBA-së, dhe ishte në gjendje të kapitalizonte me sukses themelin e trashëguar, te Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, me mbi 300 milionë dollarë dhe në rritje. Është një organizatë vetëfinancuese. Bordi i Fondacionit, ashtu si dhe Fondi i Ndërmarrjeve, janë të emëruar të Shtëpisë së Bardhë, disa me përvojë në USAID. Fondacioni ka patur vazhdimisht përfshirjen e partneritetit nga USAID. Pas diplomimit përfundimtar të Shqipërisë nga USAID, Amerika nuk është duke u larguar nga Shqipëria. Angazhimi i saj i ardhshëm thjesht po zhvendoset drejt një organizate të vetë-qëndrueshme.

Mandati i gjerë i Fondacionit përfshin programe për Arsimin, Lidershipin dhe Sipërmarrjen, të cilat mund të mbështesin çdo nevojë dhe mundësi të Shqipërisë teksa i bashkohet BE-së.

Ndërsa Shqipërisë nuk i mungojnë kapacitetet financiare, mbështetja intelektuale dhe e sektorit privat amerikan, Shqipëria herë pas here calon në marrjen e vendimeve të mençura. Gjatë vlerësimit të sfidave për anëtarësimin evropian të Shqipërisë, Qeveria e SHBA/USAID/ RFI përmendin drejtpërdrejt hetimet e korrupsionit që po pengojnë investimet e mëtejshme të BE-së në sektorin e bujqësisë. “Sipas Instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit (IPA), BE-ja po mbështet Shqipërinë nëpërmjet programit IPA për zhvillimin rural (IPARD). Megjithatë, fondet IPARD III të BE-së janë pezulluar që nga korriku 2023 për shkak të një hetimi korrupsioni për përdorimin e fondeve IPARD II. Si rezultat, ka një hendek në investime dhe akses në financa në sektorin e bujqësisë së Shqipërisë – veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.”

Problemet me aderimin e Shqipërisë në BE nuk janë për shkak të mungesës së financimit, njohurive ose lidhjeve me qeverinë amerikane. Ata janë drejtpërdrejt për shkak të zgjedhjeve të këqija të bëra nga aktorë shqiptarë të mirëarsimuar, të mirëfinancuar dhe të mbështetur nga K-Street.

Më shumë para nga taksapaguesit amerikanë nuk do t’i ndihmojnë këta aktorë të bëjnë zgjedhje të ndryshme.

Për më tepër, raporti i fundit i Mbikëqyrjes së Kongresit Amerikan i referohet Shqipërisë se ka “vuajtur nga korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucionet komunale.” Raporti referon aktivitetin e fundit korruptiv, ku përfshihen anëtarë të lartë të qeverisë shqiptare, duke përfshirë 225,000 dollarë në pagesa cash të bëra për të nxitur ilegalisht një agjent të FBI-së, i cili që nga ajo kohë u deklarua fajtor në gjykatën amerikane për padi të shumta, duke përfshirë lidhjet me Rusinë.

Siç dëshmohet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, organizata të tjera jofitimprurëse amerikane, dhe motori i sektorit privat amerikan, një dalje fitimtare e Shqipërisë nga USAID nuk është fundi I përfshirjes së SHBA, por diplomimi i natyrshëm i Shqipërisë në moshën madhore si vend dhe aleat amerikan. Nëse aksesi në paratë e SHBA-së, kapacitetet intelektuale të SHBA-së dhe lidhjet politike në SHBA nuk janë problemi, Amerika duhet të rishikojë se çfarë roli të dobishëm mund të luajë në të vërtetë nëpërmjet USAID-it. Më shumë fonde amerikane nuk do të sjellin moralitet në Shqipëri. Shpërblimi i sjelljeve të këqija, madje edhe atyre që vijnë nga aleatët e amerikanëve, ofron një nxitje perverse për të vazhduar sjelljen e keqe, duke i mohuar përgjegjësitë publikisht, por duke vazhduar me teorinë ‘biznes si zakonisht” në prapaskenë mbështetur subvencionet amerikane ose më keq, mbështjellë me flamurin amerikan.

Është koha që Shqipëria më në fund të diplomohet dhe të mos kthehet të jetojë në bodrumin proverbial mbështetur nga bujaria e taksapaguesve amerikanë. USAID duhet të shpallë fitoren për zhvillimin e luftuar si duhet në Shqipëri, që ky institucion ka ndihmuar të arrihet gjatë tridhjetë viteve të fundit. Nuk duhet të vazhdohet me situatën aktuale e cila ka kthyer një rrjet sigurie të mbështetjes zhvillimore në një shtrat stimujsh perversë.

About Krye Redaktor

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …