Reagon OSBE: Duam një Parlament plotësisht funksional

Ndaj situatës së krijuar në Kuvend reagoi edhe zyra e OSBE-së në Tiranë.

Në një mesazh në rrjetet sociale, OSBE thotë se pret që Kuvendi të jetë plotësisht funksional për të realizuar reformat e pritshme.

“I urojmë sukses Kuvendit në nisje të sesionit të ri parlamentar! Presim me padurim ta shohim parlamentin, si platformën për debat politik, plotësisht funksional dhe të fokusuar te reformat e nevojshme, duke filluar nga ajo zgjedhore, në interes të qytetarëve”, shkruan OSBE në mesazhin e vet.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ti Agron do mbetesh në historinë e Matit si hajduti më i madh i 5 shekujve të fundit!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij në Kuvend se, Agron Malaj …