Alimehmeti: “Shëndetësia falas” e rilindjes nuk ekziston!

Mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se në vendin tonë nuk ekziston shëndetësia falas. Ai theksoi se kur duam të marrim shërbim mjekësor paguajmë direkt nga xhepi ynë, ndërsa nga ana tjetër paguajmë dhe nga taksat tona që derdhen tek buxheti i shtetit.

Mes tjerash ai shtoi se mjekësia falas as nuk do të ekzistojë.

“Është një shifër shumë e lartë që ne paguajmë. Shëndetësia falas nuk ekziston. Është në ëndrrat e dikujt, por ne paguajmë direkt nga xhepi kur na nevojitet një shërbim mjekësor. Dhe nga ana tjetër lekët e tjera paguhen nga buxheti i shtetit, nga taksat tona paguhen. Nuk ekziston shëndetësia falas. Ka shërbime dhe mallra që duhet t’i paguajmë”, tha Alimehmeti per Euronews.

About Redaksia

Check Also

Kontrabanda 36 milionë euro me cigaret dhe roli i koordinatorit të Ramës me krimin, Ergys Agasi për të fshirë gjurmët

“BIRN” Paraditen e nxehtë të shtunës, një grua në mesin e të 30-ave afrohet në …