Nga Luçiano BOÇI
Pasi i pa hajrin 17 Majit, i përhershmi i marrëveshjeve në dëm të demokratëve ka nxituar të përqafojë përsëri Ramën.
Ka zgjedhur Janarin dhe momentin kur opozitës i është rrëmbyer çdo e drejtë kushtetuese në ushtrimin e funksionit të saj.
Kësaj here, me qëllimin për t’i vënë drynin opozitës në parlament e për t’i dhënë çdo mundësi mazhorancës që ajo të bëjë çfarë t’i dojë qefi me Kodin Zgjedhor.
Por gjithmonë për të marrë nga aty ato përfitimet e rradhës.
Tani jo ca “ndërrmarje” që prodhonin para e interesa si në 17 Maj, por ca “aspra” e ca “vulëra” bashkë me turpin që e ha dhe e shijon si të ishte bakllava me fistikë.
Fajkoi i Ramës tanimë ka dalë hapur.
Do pazar se s’mund të rrijë pa të.
Dhe kërkon t’i ngulë thikën e rradhës opozitës, sepse lëpihet që Rama t’a shpërblejë për shërbimet e çmuara që po i ofron në këto ditë të vështira.
Pasi heshti për ligjin e ndryshuar në mënyrë brutale për Komisionet Hetimore dhe ndryshimin e rregullores, gjuajtësi i fshehur i vezëve dikur ndaj Ramës, po gjuan tani me top opozitën.
Kërkon ta gjunjëzojë, kërkon ta zhvlerësojë, t’i fshijë asaj aksionin në parlament dhe kërkon t’i trajtojë demokratët si njerëz pa nerv dhe ideale.
Paterica e Ramës ka filluar të marrë krahë tani dhe imagjinon që është duke fluturuar lart!