Roma shkarkon trajnerin Jose Mourinho

Në futboll vetëm emri nuk mjafton, një trajner e mbajnë rezultatet, rezultat, por jo vetëm dënuan ashpër edhe një emër të madhe si Jose Mourinho. Shkarkimi i tij dukej çështje kohe, por tashmë është zyrtare. Me anë të një deklarate për mediat, klubi roman bëri me dije se ka ndërprerë bashkëpunimin me teknikun portugez:

“Roma njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me efekt të menjëhershëm me Jose Mourinho-n dhe bashkëpunuesit e tij. Falënderojmë Mourinho-n për punën e bërë dhe për pasionin e transmetuar”, lexohet ndër të tjera në reagimin e klubit të Romën.

Prej kohësh flitej që mes Mourinho-s dhe drejtuesve të klubit kishte një krisje të madhe, kjo jo vetëm për rezultatet e këtij sezoni, por dhe për deklaratat e tij, shpesh kundër klubit, ku ankohej për një merkato jo efikase dhe se nuk ka pasur mbështetjen e duhur. Shkarkimi i Mourinho-s erdhi menjëherë pas humbjes kundër Milanit në Serie A.

Në pak kohë në krye të Romës, Mourinho bëri atë që nuk e kishte bërë askush më parë, i dhuroi Romës një trofe Evropian, Confernece League, ku në Tiranë fitoi finalen përballë Feynoord. Jo vetëm kaq, por në 2022, vitin pasues, Mourunho e dërgoi Romën sërish në një finale Evropiane, këtë herë në Europa League, por nuk arriti ta fitonte.

Sipas mediave italiane, Daniele De Rossi është emri i përzgjedhur për të zëvendësuar Jose Mourinho-n në stolin e Romës. Emërimi i tij pritet të bëhet zyrtar në orët në vijim.

About Redaksia

Check Also

Neymar rrëfen tmerrin në Paris: Tentonin të më godisnin!

Largimi i Neymar nga PSG nuk ishte i butë, praktikisht siç ndodhë shpesh me yjet …