Popullsia vetëm 1.5 milionë, Drejtoresha e INSTAT: Do ta mbaj sekret deri në qershor

Drejtoresha e INSTAT-it, Elsa Dhuli ka hedhur poshtë zërat sipas të cilave në Censin e fundit të popullsisë dhe baznesave rezultojnë se në vend jetojnë 1.5 milionë banorë. Ajo ka deklaruar në një konferencë për shtyp se një shifër e tillë nuk ka sesi të jetë e vërtetë ndërkohë që informacionet ende po përpunohen dhe se ajo do ta mbajë sekret të v%rtetën deri në qershor.

Megjithatë në konferencën e dhënë për mediat drejtoresha e INSTAT-it, teksa pranoi se për Censin u punësuan 7500 njerëz, nuk ishte në gjendje të sqaronte se përse rezultatet pritet të jepen në qershor, në kushtet kur kësaj radhe u aplikuar teknologjia në mbledhjen dhe përpunimin e informacionit.

Duhet pritur pra qershori për të kuptuar sesa shqiptarë kanë mbetur në këtë vend, por e sigurtë është se asnjë socialist nuk ka lëvizur nga vendi. Këtë të paktën na e konfirmon ajo shumicë e heshtur që e voton Partinë në përjetësi.

About Krye Redaktor

Check Also

Shqiptarët të zhytyr në varfëri, produktet bazë kushtojnë më shumë se në Europë

Një analizë krahasuese e çmimeve e zhvilluar nga “Monitor” në 52 produkte ushqimore, të kujdesit …