Nga Iva V.GRILLO
Të dhunosh nuk do të thotë thjeshtë të ngresh zërin, t’i marrësh mikrofonin apo shpupurisësh flokët dikujt që direkt apo indirekt është bërë palë me një regjim.
Dhunë (mjaft tinzare madje) është kur një përplasje të pastër pozicionesh dhe lufte politike, në një situatë ekstreme per opoziten, t’a interpretosh e “t’a mjelësh” si konflikt midis gjinish…
Dhunë është edhe të uzurposh një vend që nuk të përket, të krekosesh me logo e vula që nuk të takojnë, të marrësh vota opozitare e ti lësh votuesit e tu në baltë…duke ndryshuar objektivin dhe harruar se nga cila anë e barrikadës hyre e ku dole.
Dhe kjo lloj dhune nuk ka fort lidhje se me çfarë je veshur: me fustan, pantallona apo benevrekë…
Dhunë të tillë kemi parë plot kohë…pa dallim gjinie…nga burra e gra.
Në fakt nuk është aspak bukur të shohësh një konflikt “live”, aq më tepër kur në të implikohen edhe zonja, por mos harroni se ky parlament, përveç të tjerave, është në këtë këtë derexhe edhe prej sjelljes së disa zonjave gojëçorap, të cilat nuk e kanë për hiç gjë të shërbejnë si fasadë e “macho”-ve apo ndihmëse të matrapazëve që po bëjnë çmos të gllabërojnë të gjitha hapësirat politike dhe shoqërore…në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve.