Kërcënohet me jetë gjyqtarja: “Keni dy fëmijë, mendoni për ta…”

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Arnisa Këlliçi është kërcënuar me jetë dhe për këtë arsye ajo ka kërkuar mbrojtje pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në shkresën që ajo i ka drejtuar KLGj-së i vë në dijeni se letra e kërcënuese i ka ardhur këtë të shtunë, kur data shënon 20.01.2024. Letra mendohet që të ketë ardhur nga burgu.

Pjesë nga letra kërcënuese:

E dashur Arnisa.

Keni dy fëmijë ….. dhe ….. Mendoni për ta!

Si mund të rroni ju, e jo ata e kjo është e vërtetë.

Me respekt

Kërkesa e gjyqtares:

Të nderuar!

Para pak ditësh më është bërë me dije nga Kancelari i kësaj Gjykate që kundrejt meje, gjyqtares Amisa Këlliçi, ka patur një kërcënim me jetë.

Për këtë fakt unë nuk kam prova, por më është bërë me dije se ka një kallëzim të depozituar nga ana e Kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Sot më datë 20.01.2024, më ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time.

Unë nuk mund të atestoj në asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre.

Thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni të nevojshme.

About Redaksia

Check Also

Një kamarier mbeti i vrarë ndërsa punonte për bukën e gojës në vendin ku Kryeministri thotë; le të hanë kokat

Ishte vetëm 37 vjec dhe punonte për bukën e gojës si kamrier, por mbrëmë ka …