Borë deri në 1 metër dhe pa energji elektrike, paralizohet Veriu i vendit

Situata e vështirë nga reshjet e borë kanë sjellë probleme të mëdha për bashkitë e veriut të vendit. Kryetari i bashkisë së Mirditës, Albert Mëlyshi, në një prononcim për Syri Tv është shprehur se situata është shumë e rëndë dhe shumë fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

“Situata duket më e qetësuar në krahasim me paraditen kur kishte reshje të shumta bora. Kemi mbledhur shtabin  e emergjencës që të jemi në gaditshmëri të plotë për tu shërbyer të gjithë banorëve të zonës.

Zona e Oroshit dhe Fanit paraqet problematike me energjinë elektrike dhe po bëjmë të mundur që të rregullohet problemi sa më shpejt. Kemi kontaktuar me familjet që kanë pasur nevojë emergjente për shtrime në spital”, tha Mëlyshi.

Rrok Dodaj i cili drejton bashkinë e Pukës ka bëtë të ditur se, bora në këtë qytet shkon der inë 30 cm dhe se po punohet intensivisht për zhbllokimin e rrugëve.

“Në Pukë ka rënë shumë borë në orët e para të mëngjesit ku shkon deri në 30 cm. Ngricat dhe era e forta kanë vështirësuar qarkullimin e banoreve. Shtabi i emergjencave është në punë dhe në kontakt të vazhdueshëm me emergjencat civile ku po punohet dhe lirimi i akseve rrugore nga bora”, tha Dodaj.

Nga të gjithë bashkikë e vendit ajo në Fushë Arrës situata paraqitet shumë më e vështirë. Hilë Curri në një prononcim për Syri Tv ka bërë të ditur se është shpallur gjendja e emergjencës dhe se kanë mbetur të bllokuar nga bora prej tetë orësh disa familje që po udhëtonin me makinat e tyre.

“Në Fushë Arrëz situata është shumë ë vështirë dhe jemi në gjendjen e jashtëzakonshme pasi shumë fshatra janë bllokuar. Për fat të keq kemi informacione se janë bllokuar pesë familje në rrugë nga bora prej tetë orësh dhe po mundohemi me të gjitha forcat për zhbllokimin e tyre. Energjia elektrike është ndërprerë dhe deri tani janë 6 fshatra që nuk kanë energji. Bora nuk po pushon dhe kemi deri në 70 cm borë”, tha Curri.

About Redaksia

Check Also

Lul euroatlantiku bën një postim në facebook, tregon çfarë do bëjë kur të jetë kryeministër

Taksa e sheshtë 9% do ti jep fund tiranisë mbi shtresën e mesme dhe sipërmarrjen. Këtë …