Meta: Lekët për arsimin shkojnë aty ku vidhen më lehtë!

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka evidentuar problemet me të cilat përballet arsimi në vendin tonë. Në një tryezë për arsimin, Meta thekson se për arsimin në Shqipëri kjo qeveri investon vetëm 2.2% të prodhimit të brendshëm bruto. Sipas Ilir Metës, Shqipëria është e fundit në rajon për investimet në arsim, ndërsa në kërkimin shkencor investohet 56 herë më pak se mesatarja e BE.

“Nga zhvillimi i arsimit dhe gjeneratave të reja varet suksesi i saj. 4 miliardë lekë investohen për arsimin nga 900 miliard që investohet për gjithçka tjetër ku prioriteti janë PPP-të, sepse paratë shkojnë aty ku vidhen më lehtë ndërkohë që duhet të shkonin për arsimin. Duke i dhënë vetëm 2.2 % të PBB arsimit është e qartë se kësaj qeveri as nuk i bëhet vonë për arsimin.

Ndërkohë që Bosnja shpenzon 5 % të buxhetit, Kosova 4.7%, Mali i Zi 4.2% Serbia 4%. Në kërkimin shkencor investojmë 56 herë më pak se mesatarja e BE. Sa herë flitet për arsimin qeveria flet për godina, por jo për politika. Shohim që bëhen inaugurime fasadash në fushën e arsimit sepse qëllimi kryesor është vjedhja në emër të tij. Kësaj qeverie as nuk i bëhet vonë për arsimin”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

E dhunuan patronazhistët e Ramës/ Flet aktivisti: Do të kenë qenë të sigurimit, s’i mirëpresin zërat kundër!

Patronazhistët e Ramës në Nju Jork nuk kanë lejuar aktivistin në takimin e planifikuar nga …