Shehu: Gjirokastra është shëmbëlltyra e qeverisjes së Ramës, popullsia ka rënë në 50%

Deputeti i PD në qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, në protestën që po zhvillohet kundër arrestimit të liderit të opozitës Sali Berisha, tha se Shqipëria po shkon drejt humnerës.

Shehu shprehet se nëse doni ta shikoni se çfarë kanë bërë rilindësit në Shqipëri shkoni në Gjirokastër, atje ka rënën popullsia me 50 përqind, në një mijë banorë kemi 14 vdekje dhe 9 lindje.

“Vendi është në një rrezik të madh dhe po shkon drejtë humnerës që po e dërgon ky regjim.

Jam sot me një grupo të madh anëtarësh dhe drejtuesit të qarkut të Gjirokastrës për të protestuar kundër arrestimit të liderit të opozitës. Ata sjellin frymën, rezistencën, dëshirën dhe vullnetin e banorëve të qarkutë të Gjirokastrës që është shëmbëlltyra e këtij regjimi,

Nëse doni ta shikoni se çfarë kanë bërë rilindësit në Shqipëri shkoni në Gjirokastër, atje ka rënën popullsia me 50 përqind, në një mijë banorë kemi 14 vdekje dhe 9 lindje.

Spitalet e Tepelenës, Përmet janë të mbyllura, spitali i Gjirokastrës pothuajse po mbyllet, shkolla e nDërtuar në Lazarat me fondet e BE jepet me koncension për një kompani private që ta përdorë me depo.

Universiteti po mbyllet, ai universitet që ka një histori të pasur ata kanë frikë nga dija, nga shkenca dhe historia e këtij vendi që po e nëpërkëmbin”, tha Shehu.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama një javë më parë falenderoi Putinin për hapjen e negociatave! Është koha që t’i japim ndëshkimin që meriton

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se Edi …