Dosja “McGonigal”/ Agron Neza paraqitet në SPAK, po Rama a do të thirret?

Shqiptaro-amerikani Agron Neza është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Mësohet se çështja që Agron Neza do të merret në pyetje nga prokurët e SPAK është përmendja e tij në dosjen e ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles Mcgonigal.

Neza nuk është akuzuar për asnjë vepër penale, por përmendet si personi A, i cili i ka paguar agjentit të FBI 225.000 dollar për influencë tek autoritetet shqiptare me përfitime në biznes, para që McGonigal nuk i ka deklarurar.

Gjatë seancës gjyqësore të McGonigal është përmendur dhe kryeministri Edi Rama për çështjen shqiptare të përgjimeve. Ao do të thirret nga SPAK Rama për t’u marrë në pyetje?

“Sipas dokumenteve të depozituara në Gjykatë, nga gushti 2017 dhe duke vazhduar deri në pensionimin e tij nga FBI në shtator 2018, McGonigal fshehu nga FBI natyrën e marrëdhënies së tij me një ish-oficer të huaj sigurie dhe një biznesmen i cili kishte interesa të vazhdueshme biznesi në vendet e huaja, dhe me qeveri të huaja. Në mënyrë të veçantë, McGonigal mori të paktën 225,000 dollarë para në dorë nga ky individ dhe udhëtoi jashtë vendit të dhe u takua me shtetas të huaj. Individi më vonë shërbeu si një burim i FBI-së në një hetim penal që përfshinte lobim politik të huaj mbi të cilin McGonigal kishte përgjegjësi zyrtare mbikëqyrëse”, thuhej në njoftimin e Departamentit të Drejtësisë.

Gjithashtu, në aktakuzë tregohen shumë aktivitete të tjera të Agron Neza me ish zyrtarë të FBI, ku thuhet ‘’se në shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal u prezantua nga personi A, pra Agron Neza, me një politikan i cili ishte njëherazi edhe biznesmen, i cili i tha të pandehurit McGonigal se donte dikë për të hetuar një atentat të dyshuar për ta vrarë atë”.

About Redaksia

Check Also

E dhunuan patronazhistët e Ramës/ Flet aktivisti: Do të kenë qenë të sigurimit, s’i mirëpresin zërat kundër!

Patronazhistët e Ramës në Nju Jork nuk kanë lejuar aktivistin në takimin e planifikuar nga …