Revoltë në Gjirokastër, blegtorët e Jugut bllokojnë urën e Kardhiqit

Blegtorët protestues nga jugu i vendit e kanë bllokuar me protestën e tyre, rrugën që të çon nga ura e Kardhiqit drejt Delvinës dhe Sarandës dhe thonë se nuk do të largohen nga rruga, nuk do ta zhblllokojnë rrugën pa ardhur një përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, ministrja apo zëvendësministri, për t’i takuar dhe sqaruar për problemin e monopolit që po kërkojnë të vendosin fabrikat e përpunimit të qumështit mbi lëndën e parë, qumështin, që ata prodhojnë. Ata deklaruan se do të lejojnë vetëm autoambulancat.

Janë mbi 100 blegtorë që kanë ardhur nga Përmeti, Tepelena, Himara, Gjirokastra, Saranda, Delvina për problemin e shitjes së qumështit që fabrikat kërkojnë t’ua marrin me çmimin më të ulët.

Njeri prej tyre tha: “E bëjmë këtë protestë që të dëgjohet zëri ynë dhe fjala jonë. Të vijnë të na takojnë, të mos rrinë në zyra luksoze atje që i kanë bërë dhe mobiluar me eurot që jep Evropa për ne dhe ata i kanë i kanë kthyer në ofiqe të tyre.

Të vijnë të na takojnë, ku janë?! Nuk nuk kemi asgjë, nuk jemi të dhunshëm, duart në xhepa i kemi. Të vijnë të na takojnë. Jemi njerëz, jetojmë në këtë vend, i japim të ardhura këtij vendi.

Ministrja e Bujqësisë të vijë të na takojnë. Nuk ikim prej këtej po nuk erdhën të na takojnë”.

About Redaksia

Check Also

Shqiptarët të zhytyr në varfëri, produktet bazë kushtojnë më shumë se në Europë

Një analizë krahasuese e çmimeve e zhvilluar nga “Monitor” në 52 produkte ushqimore, të kujdesit …