Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi është shfaqur ditën e djeshme si një komunist i devotshëm.
Ai është shfaqur në rrjetin social në Facebook me shallin e kuq komunist në qafë si pioner me simbolikat e rilindjes trashguar nga Partia e Punës.
Në vend që të ishte i paanshëm, të paktën publikisht meqë ja kërkon detyra që ka marrë (pasi jo publikisht, dihet se kujt i bindet) Sadushi ka dalë dje hapur e duke na thënë se kë mbështet si në detyrën e tij publike, por edhe në ato shoqërore.
Edhe gjatë fjalës së djeshme në tubimin qytetar pranë shtëpisë së tij , kryetari i PD-së, Sali Berisha e akuzoi Sadushin si komisar politik që kërcënon avokatët.
Por nëse e shikon me vëmendje, kjo sjellje e gjyqtarit Sadushi bie në kundështimin të hapur edhe me vendimin numër 171 i viti 2021 nxjerrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, që bën fjalë për Kodin e Etikës Gjyqësore.
Aty thuhet shprehimisht, në pjesën e “Parimeve Bazë të Kodit të Etikës Gjyqësore” në nënçeshtjen Ç, “Parimi i Sjelljes së Hijshme dhe me vetpermbjatje”, në pikën g’, se gjyqtari, “duhet të shmangë shfaqjen e bindjeve të tij politik, edhe pse ai si çdo qytetar gëzon të drejtën për të pasur të tillë”.
Por Sadushi me daljen e tij publike me shallin e kuq komunist në qafë tregon se nuk pyet as për ligjin por as për kodin e Etikës publikuar me bujë vetëm 2.