Isha sot në strofullin e krimit për të denoncuar firmat e Ramës mbi vjedhjen e shekullit dhe vjedhjet e tjera

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, isha sot në strofullin e krimit për të denoncuar firmat e Ramës mbi vjedhjen e shekullit, mbi vjedhjet e tjera për të cilat do të marrë shekuj e shekuj vite burgu.
“Isha sot në Skapin e partisë për të denoncuar aktin e tyre antiligjor, antikushtetues të vendosjes së liderit të PD-së, në ‘arrest shtëpie’ ndërprerjes së çdo komunikimi, përveç se familjar.
Një vendim që shkel në mënyrë flagrante kushtetutën, konventën evropiane të të drejtave të njeriut, një vendim që nderon vetëm diktatorët e shëmtuar, kudo që janë.
Unë shkova aty dhe denoncova me forcën më të madhe grupin e strukturuar kriminal në Skapin e partisë dhe Edi Ramën, i cili i urdhëroi ata, të refuzojnë provat që shkrinin si dielli brymën, piramidën e tyre të mashtrimit.
Nuk kishte ndodhur kurrë që një prokurori të refuzojë të marrë provat, vetëm e vetëm se e dinin se ato prova, do të asgjësonin përfundimisht mashtrimin kriminal të tyre.
E dinin se ato prova zbulonin urdhrin e marrë nga Edi Rama, për montimin e piramidës së mashtrimit me dosjen ‘Partizani’.
Unë isha sot aty në strofullën e krimit të organizatës kriminale, ku denoncova me forcën më të madhe, vendimin e tyre si mercenarë në kundërshtim me ligjin, Kushtetutën, Konventën Europiane të të drejtave të njeriut, për të mos lejuar Sali Berishën të paraqitet, të ushtrojë mandatin e deputetit ditën që ka parlament.
Unë isha aty për të denoncuar këto qëndrime të shëmtuar me të cilat Edi Rama i tmerruar nga Sali Berisha, i tmerruar nga denoncimet e përditshme të vjedhjeve të tij personale, të vjedhjeve të familjarëve të tij nga pasuritë publike.
Të lidhjeve të tij kriminale me bandat, me Sinaloan e Meksikës, banditë dhe organizata kriminale në Shqipëri.
Firmat e tij mbi vjedhjen e shekullit.
Firmat e tij mbi vjedhjet e tjera të PPP-ve për të cilat Edi Rama do të marrë shekuj e shekuj vite burgu.
Unë isha sot aty në emrin tuaj, për të përfaqësuar ju, për të denoncuar personalisht Skapistët si organizatë kriminale e narkodiktatorit, të kreut të krimit në Shqipëri, Edi Rama.
Ato të cilat unë ua kisha thënë me dhjetëra e qindra herë në konferencë shtypi, në emrin tuaj duhej të ua thosha në sy.
Nuk mundet të pranoj një organizatë kriminale që shkelmon nga mëngjesi në darkë, mbi interesat e qytetarëve, duke u bërë mburojë e krimeve monstruoze të Edi Ramës, Olsi Ramës, Erion Veliajt, Damian Gjiknurit, Taulant Ballës dhe kriminelëve të tjerë në qeveri”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Komuniteti Myslyman nuk merr pjesë në iftarin e shtruar nga Rama

Eugen SHEHU FTARI… asht një vakt që ndahet me agjëruesit me skamnorët dhe me besimtarët. …