Berisha: Kur përmenda emrin e ministrit kriminal Taulant Balla, skapistëve u ra pika!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, kur përmenda emrin e ministrit kriminal Taulant Balla, skapistëve u ra pika! Berisha tha se, udhëtimi sot ishte si në roman.
“Të dashur miq, kur përmenda emrin e Taulant Ballës aty, u ra pika!
Kur përmenda emrin e ministrit kriminal, që i ka dalë emri në regjistrime, i ka dalë emri në dëshmitarë në salla gjyqi se ka porositur vrasje dhe mbrohet nga skapistët e krimit.
I ka dalë emri se është direkt i implikuar në vrasjen e avokatit.
I ka dalë emri, i kanë dalë regjistrimet, të cilat kolegët e skapistëve i kanë djegur me urdhër se nuk e dinë se cili është ky Taulanti.
Taulant Bego, njeriu i cili vodhi të dhënat e TIMS për t’i eksportuar në databejzat e armiqve tanë.
Njeriu i cili shoqëroi 54 herë për çantën e kokainës, Taulant Begon në udhëtimet nëpër botë, duke përdorur pasaportën diplomatike.
Sapo përmendi emrin e tij, thashë edhe njëherë, aty sikur hynë në elektroshok. Përfunduan.
Por, miqtë e mi, do t’u them të vërtetën, gjeta aty njerëz të terrorizuar, të terrorizuar në një shkallë që ju nuk mund ta besoni.
Gjeta njerëz të terrorizuar nga krimet e tyre.
I pyeta, keni marrë ndonjë leksion nga McGonigal ju apo jo? I pyeta sepse aty në zyrat e tyre, kishte zbarkuar Edi Rama, McGonigali, Luftar Hysa nga Sinaloa.
Aty qarkullonin hijet e Behar Bajrit, Denis Bajrit.
Aty qarkullonin hijet e vrasësve serialë, thasët dhe çantat të mbushura me para krimi.
Ishte pra një udhëtim si në një roman”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjyqtarët që votuan kundër Ramës ne Kushtetuese/ “Nuk mund të pezullohet një vendim gjykate”

VENDOSI: 1. Pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, …