“Hija” në samitet ballkanike…

Iva V.GRILLO

Në botën e super-formatuar të BE, ku nuk fluturon dot një mizë pa instruksione ku dhe si duhet të fluturojë, është shumë e çuditshme që në samitet për Ballkanin (dhe jo vetëm) të organizuar nga BE gjendet gjithnjë si një hije, Soros-junior.

Organizatorët e kanë për detyrë t’i thonë për publikut se cili është roli dhe kontributi i pritshëm i prezencës se dikujt që nuk ka asnjë pozicion shtetëror ballkanik (apo në BE) të deklaruar. Nuk është as i zgjedhur nga vullneti i qytetarëve të asnjë vendi ballkanas…

Kryeministrat e Ballkanit kanë treguar se mund të kenë shumë “këshiltarë pa pagesë” që hyjnë e dalin nga zyrat e shtetit pa i dhënë llogari njeriu, por BE e ka për detyrë dhe përgjegjësi të sqarojë prezencën e kësaj eminence gri që sillet rrotull si hije në samitet e BE në Ballkan!

Sepse në BE nuk lejohet që askush të flasë, veprojë apo përfaqësojë qytetarët për aq kohë sa nuk ka marrë një “prokurë” nga qytetarët ose nëpërmjet zgjedhjeve ose nëpërmjet një funksioni legjitim shtetëror.

Kush ia ka dhënë “prokurën” çunakut Soros që të ndikojë në fatet e Ballkanit?!

Organizatorët europianë të samitit duhet të përgjigjen!

About Redaksia

Check Also

Që të mos jemi hipokrit me veten, debitor me historinë dhe hileqar me Zotin

  Alfons Grishaj Largimi në jetën tjetër të personaliteteve politike, shkencore, letrare artistike etj shoqërohet …