Bardhi: S’do lejojmë reformë elektorale të njëanshme për ti dhuruar Ramës mandatin e katërt

Kryetari i Grupit Parlamnetar të PD, Gaz Bardhi është shprehur se reforma zgjedhore duhet të adresojë të gjitha problematikat që janë hasur prej kohës në zgjedhje bazuar në rekomandimet e forta të OSBE-ODIHR.

Bardhi ka theksuar se një reformë e njëanshme mes Ramës dhe grupit të Bashës cenon rendë besueshmërinë dhe vërtetësinë e Reformës Zgjedhore, por është një marrje peng e saj.

“Reforma zgjedhore duhet të përfshirë shit-blerjen e votës, keqpërdorimin e administratës shtetërore, intimidimin e votuesve dhe administrim korrekt të zgjedhjeve dhe duke mbajtur në konsideratë rezolutën e miratuar nga Komiteti i Stabilizim Asociimit mes BE dhe Shqipërisë ku për herë të parë theksohet nevoja jo thjesht për gjithëpërfshirje por për një përfaqësim të vërtetë të opozitës në komisionin e reformës zgjedhore ka vendosur të ridërgojë edhe njëherë duke shpjeguar bazueshmërinë kushtetuese dhe rregulloren e kuvendit të vullnetit të shumicës së opozitës të përfaqësuesve të tyre ne komisionin bipartizan të reformës zgjedhore.

kuvendi ka një traditë të të funksionit të këtij komisioni dhe tradita është që opozita dhe mazhoranca duhet të kenë numra të njëjtë në komision por vullneti i njërës palë nuk mund ti mbivendoset palës tjetër në këtë komision.

ky është koncepti se si funksionon komisioni i reformës zgjedhore dhe kjo është dhe kërkesa e deputetëve të opozitës dhe grupit parlamentar të PD.

Vijimi i farsës nga korporata e viti 2020 në një reformë të njëanshëm zgjedhore që është paralajmëruar të premten është një fasadë e atyre që bllokun reformën zgjedhore për 22 muaj dhe që i siguruan Ramës mandatin e tij të tretë.

OSBE-ODIHR kishte si thelb në deklaratë që të mos bëjnë shaka me reformën zgjedhore por të adresojnë problematikat kryesore të zgjedhjeve në Shqipëri, deformimi i vullnetit të qytetarëve të Shqipërisë nga mazhoranca.”

About Krye Redaktor

Check Also

Këlliçi: Bashkia vijon të drejtohet nga një hajdut i pashembullt, Erion Veliaj!

Anëtari i kryesisë së PD, Bëlind Këlliçi gjatë fjalës në protestën që u zhvillua përpara …