Noka: Parlamenti tek Rruga e Shpresës, drejtësia e re në duart e pionerëve të Enverit

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është ndalur të flasë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar.

Noka u shpreh se kryefjala e diskutimit sot ishte intensifikimi i aksionit opozitar parlamentar, ndërsa theksoi po ashtu se shqiptarët sot kanë një parlament të vërtetë dhe ai është tek Rruga e ‘Shpresës’.

Në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, Noka u shpreh se:

“Shikoni ku ka shkuar shteti. Drejtësia e re politike drejtohet nga pionierët e Enverit, ja shikoni edhe këtë tjetër në festën e PS-së. Me shallin e pionierit të Enverit. Këta s’kanë turp e frikë të maskohen, por dalin ashiqare se janë vegla të partisë dhe regjimit. Siç e dini ka një vendim të KLGJ-së që miraton kodin e Etikës. Po e reklamojnë si vlerë të shtuar të tyre angazhimin politik . Ky është pushteti, regjimi dhe drejtësia e re është vegël. Në bazë të Kodit të Etikës, kush e ka firmosur këtë duhet të hetojnë dhe marrin masa. Të tërë janë trup politike.

Në çdo mbledhje ne diskutojmë aksionin tonë, çështja e bashkimit është e mbyllur, nuk diskutohet më si çështje. Ne vijojmë fazën e fundit që do jetë fuzioni i plotë i partisë. Aksioni ka nisur ashtu siç e kemi thënë. Shqiptarët e kanë një Parlament real dhe ai është te Rruga e ‘Shpresës’.

U trajtuan format se si mosbindja civile duhet të përkthehet në mënyrë më të gjerë.”, u shpreh Noka.

About Krye Redaktor

Check Also

Konsulli që denoncoi Ballën për trafik prostitucioni me moldave dhe lidhjet me tre bandat

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi ministrin e Brendshëm, Taulant Balla se është një ushtar …