Rama i beson Gonxhes së tij vjedhjen me konçesionet

Ministra Ekonomisë rikthehet me funksionet e 2017, duke menaxhuar disa fusha të rëndësishme të tilla si Sigurimet Shoqërore, Arsimin Profesional dhe kontratat PPP.

Në fillim të këtij viti Kryeministri Edi Rama riformatoi qeverinë duke krijuar një ministri të re për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, ku vetëm për ekonominë janë 16 fusha përgjegjësie që më parë ishin tek Ministria e Financave, por edhe fushat e përgjegjësisë për kulturën dhe inovacionin me Ministër Blendi Gonxhen.

Funksionet e “Ekonomisë” iu bashkuan Ministrisë së Financave pas zgjedhjeve të vitit 2017, ku ministër në atë kohë ishte Arben Ahmetaj.

Sipas vendimit të qeverisë të publikuar në Fletoren Zyrtare, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe inovacionit përgatit dhe zbaton politikat e qeverisë në sferën makro-dhe mikroekonomike, të tregtisë dhe të sipërmarrjes për ndërtimin e një modeli të ri ekonomik, me synim garantimin e një rritjeje ekonomike të lartë e të qëndrueshme në Shqipëri.

Ministra e re miradministrim burimet, harton dhe zbaton politika të integruara ekonomike në sektorët parësorë të ekonomisë, konvergimit ekonomiko-social të rajoneve të vendit, përmirësimit të klimës e të shërbimeve për biznesin e qytetarin.

Promovon dhe orienton drejt risive ndërkombëtare duke maksimizuar suksesin e investimeve. Komandon instrumente administrative ekzekutive të zgjidhjes së konflikteve shtet-privat.

Kjo ministri ka për detyrë të garantojë të drejtën për arsim dhe formim profesional, punësim të sigurt e të denjë; c) harton dhe zbaton politikat e qeverisë në fushën e zhvillimit dhe promovimit të kulturës, trashëgimisë kulturore, materiale dhe shpirtërore, të rritjes së dialogut kulturor, integrimit kulturor në familjen evropiane e botërore, në përputhje me programin e qeverisë së Republikës së Shqipërisë

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe inovacionit sipas vendimi të qeverisë do të ushtrojë veprimtarinë në këto fusha përgjegjësie shtetërore lidhur me fushën e ekonomisë:

a) strehimin

b) punësimin;

c) sigurimet shoqërore;

ç) arsimin dhe formimin profesional;

d) marrëveshjet e tregtisë së lirë;

dh) nxitjen e investimeve;

e) administrimin e pronës shtetërore;

ë) mbështetjen e partneritetit publik privat;

f) regjistrimin dhe licencimin e operatorëve ekonomikë;

g) shërbimin e akreditimit dhe standardizimit;

gj) mirëmbajtjen, kalibrimin dhe inspektimin e mjeteve matëse;

h) pronësinë industriale;

i) mbrojtjen e pronësisë intelektuale;

j) mbrojtjen e konsumatorëve;

k) zonat ekonomike dhe teknologjike;

l) ndihmën shtetërore dhe garancitë shtetërore.

About Krye Redaktor

Check Also

Shqiptarët të zhytyr në varfëri, produktet bazë kushtojnë më shumë se në Europë

Një analizë krahasuese e çmimeve e zhvilluar nga “Monitor” në 52 produkte ushqimore, të kujdesit …