Avokati: Vendimi i Apelit vërtetoi qëllimin politik të mbajtjes në izolim të zotit Berisha

Genc Gjokutaj, avokati i liderit të opozitës, pasi mori vendimin e SPAK për mosndryshimin e masës së sigurisë dhe vazhdimin e mbajtjes në arrest shtëpie të z. Sali Berisha tha se, tani u vërtetua përfundimisht qëllimi politik për ta mbajtur në izolim z. Berisha. Por avokati theksoi se “beteja vazhdon”.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit për rrëzimin e kërkesës për administrimin e vendimit të përjashtimit, i cili u gjykua pas shpalljes së vendimit, gjë absurde, as më shumë dhe as më pak, Gjykata e Apelit vërtetoi, i dekriptua përfundimisht qëllimi politik i mbajtjes në izolim të z. Berisha, pasi për SPAK-un dhe ër Gjykatën Antikorrupsion nuk ka rëndësi nëse ai paraqitet ose jo, nëse ai jep shpjegime ose jo, është në dispozicion të procesit apo jo.

Qëllimi është që ai të izolohet. Zoti Berisha erdhi një ditë përpara gjykimit. Gjykata e shtyu për sot. Nuk e kuptova arsyen e shtyrjes dhe vendosi miratimin. Ka bërë edhe një gabim tjetër që nuk është shprehur në lidhje me kërkesën e përjashtimit që ne kemi ankimuar bashkë me vendimin. Beteja vazhdon! Patjetër në Gjykatën e Lartë.  Me shpalljen e vendimit, nuk kemi çfarë presim. Do të rekursohet vendimi i Apelit”, tha avokati.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë i Papa Leone: Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin e padrejtë të urisë si armë lufte

Mesazhi i fortë i Papa Lone XIV në rrjetet sociale Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin …