Garo: Lideri i PD, Sali Berisha po mbahet ‘peng’ nën arrest nga gjyqtarët e regjimit, të pabazuar në ligj

DEKLARATË PËR MEDIA ZËDHËNËSJA E PD, FLORIANA GARO

Vendimi i gjykatës së Apelit, duke lënë në fuqi shkeljen e Kushtetutës dhe konfliktin e interesit të gjyqtares Irena Gjoka, është një rekord tjetër i zi i sistemit të drejtësisë.

Dumani, Kraja, Millonai kanë shkelur Kushtetutën dhe Konventën europiane të të Drejtave të Njeriut, duke kërkuar me urdhër politik, pa asnjë bazë ligjore heqje lirie për deputetin Sali Berisha, pa kaluar më parë nga Kuvendi.

Irena Gjoka ka shkelur Kushtetuten, sepse ka vendosur masa që nuk mund t’i vendoste kurrë pa miratimin e Parlamentit.

Ajo është në shkelje të ligjit të konfliktit të interesit pasi Sali Berisha e ka shkarkuar nga detyra në vitin 1996, në kohën kur ishte president i Republikës dhe kryetar i KLD.

Shpërfillja flagrante e këtyre shkeljeve, i tregon Partisë Demokratike dhe publikut se, pas vendimeve të drejtësisë qëndrojnë përpjekjet e Edi Ramës kundër opozitës dhe Sali Berishës, kryetarit legjitim të saj.

Partia Demokratike e kundërshton këtë vendim si të pabazuar në ligj, të pambështetur në fakte, të larguar nga drejtësia dhe të mbushur me barutin e një porosie politike.

Partia Demokratike denoncon kepërdorimin e gjyqtarëve si Gjoka dhe Olldashi dhe SPAK-ut të partisë nga Edi Rama, në luftë kundër opozitës dhe pluralizmit politik në Shqipëri.

Çdo pasojë, çdo dalje nga kornizat e paqes sociale, çdo hap që opozita do të hedhë, vjen pasi ajo është e detyruar dhe i duhet të bëjë detyrën publike që ia kanë ngarkuar mbi 600 mijë shqiptarë në zgjedhjet e fundit.

Atë që populli opozitar nuk e merr në parlament dhe në gjykata, dhe që i takon me ligj dhe moral, do ta gjejë kudo qoftë.

Aksioni opozitar do të kërkojë rrugë të tjera përvec manifestimeve te Rruga e shpresës.

Ne nuk lejojmë që opozitës t’i mbyllen të gjitha rrugët dhe e vetmja rrugë të jetë Edi Rama ose largimi nga Shqipëria.
O sot o kurrë!

About Redaksia

Check Also

Një kamarier mbeti i vrarë ndërsa punonte për bukën e gojës në vendin ku Kryeministri thotë; le të hanë kokat

Ishte vetëm 37 vjec dhe punonte për bukën e gojës si kamrier, por mbrëmë ka …