Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Nok, iu përgjigj kreut të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i cili bëri një reagim skandaloz sot, duke thënë se gabim do të ishte po të mos dilte me simbole komuniste. Noka shkruan se Sokol Sadushi festoi njësoj si rusët me simbolet e komunistëve.
Reagimi
1- 8 Maji është data e fitores së antifashistëve mbi nazizmin…
9 Majin e festojnë komunistët dhe rusët.
2- Shalli i pionierëve të Enverit nuk është simbol i antifashistëve në botë, por vetëm i komunistëve.
3- Grushti lart në nderim nuk është simbol i antifashistëve, por vetëm i komunistëve.
Kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë festoi me 9 Maj, me shall të pionierëve të Enverit dhe nderoi me grusht…