Jurgen Klopp ka dhënë një lajm të madh sot. Trajneri gjerman ka njoftuar se do të largohet nga pozita e trajnerit të Liverpoolit në fund të këtij sezonit.
Kjo u bë e ditur nga vet klubi anglez përmes një njoftimi në rrjetet e tyre sociale. Klopp ua ka bërë të ditur këtë gjë edhe pronarëve të klubit.
“Unë i thashë klubit tashmë në nëntor se do të largohem në fund të sezonit. Po më mbarojnë energjitë, kjo është e vërteta. Më pëlqen absolutisht gjithçka në lidhje me këtë klub, por e di që nuk mund ta bëj punën përsëri dhe përsëri dhe përsëri dhe përsëri”, tha Klopp