Benet Beci përgënjeshtroi atë që vetë kishte firmosur!

Nga Enver BYTYÇI

Benet Beci përgënjeshtroi atë që vetë kishte firmosur. Nuk tha se ka shkruar e ka firmosur të zezë në të bardhë fjalën “Teatri “Migjeni” shkrihet”! Por tha se po shpifin ndaj tij. E kanë besuar atë që firmosi Beneti edhe disa “veteranë” të gazetarisë! Thonë se “kundërshtarët e Benetit shpifën” kundër tij! As duan t’ia dinë se një ditë më parë bëri xhiron e rrjeteve sociale shkresa e firmosur prej tij për “shkrirjen e Teatrit “Migjeni””!

Por ajo që më bëri përshtypje në ragimin e Benetit ishte fakti se kushdo që e lexon këtë reagim bindet që fjalët dhe fjalitë e shkruara kanë dalë prej hundës së Edi Ramës ose të shkruesve të tij! Stili për të përgënjeshtruar veten, duke sulmuar kundërshtarët, është vetëm stil i kryeministrit arrogant të Republikës Kryeministrore të Shqipërisë! Benet Beci nuk di të shkruajë aso lloj paçavuresh anti-opozitë. Se shkresa e shkrirjes së teatrit nuk ishte e opozitës! Ishte e vetë Benetit!

Pa dashur të spekulloj, urdhëri i firmosur nga Beneti ka qenë i diktuar prej Edi Ramës. Ndoshta as vetë Beneti nuk e di se çfarë bluan kryeministri në kokë. Nuk është çudi që t’i ketë shkuar në mendje të ngrejë në vendin e teatrit ndonjë 50 katësh e ta bëjë edhe Shkodrën llaç e beton, si Tiranën! Mos e nxirrni nga mendja këtë plan. Shkresa ishte thjesht test. Do të bëhen sërishmi teste të tjera, derisa të dobësohen nervat e shkodranëve e të mbijnë grataçielat e parave të pista të kryeministrit. Tiranës tashmë po i shterren mundësitë të mbajë aq shumë beton. Radhën e ka Shkodra, siç e pati Shëngjini radhën i pari për ta bërë qytet afrikan!

About Redaksia

Check Also

PD përballë retorikës së simulimit: Denjësisht në fatin e Të Fortit

Pranvera SHEHAJ Faji ynë ndaj vetes është kur tjerrim për të një këndvështrim të frymëzuar …