Berisha: Rama i tmerruar, arresti i shtëpisë krijoi me qindra e mijëra Sali Berishë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur sërish para mbështetësve të tij, të cilët protestojnë për 28 ditë kundër vendimit politik me ‘arrest shtëpie’ të dhënë ndaj liderit të opozitës nga gjykata e dirigjuar nga Edi Rama.

Berisha ka theksuar se Edi Rama është i tmerruar nga denoncimet e kryedemokratit, prandaj dhe urdhëroi gjykatën për ta vendosur në ‘arrest shtëpie’ liderin e opozitës. Ai tha se, me këtë vendim Rama krijoi me qindra e mijëra Sali Berishë të tjerë.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Ju misionarëve të vërtetë të qëndresës së njeriut për dinjitetin e tij.

Misionarëve të vërtetë të qëndresës së njeriut për lirinë e tij.

Misionarëve të vërtetë të qëndresës së njeriut për vlerat më të larta të individit dhe shoqërisë.

Misionarë të vërtetë të qëndresës së shpresën, për të ardhmen, për interesin kombëtar dhe mbi të gjitha të qëndresës për të vërtetën e cila kurrë nuk tretet, nuk humbet, nuk mposhtet, por vetëm ndriçon, ndriçon çdo ditë e më shumë, zemrën e njeriut, zemrën e një kombi të tërë.

Kam një përshëndetje të përzemërt për oratorët e mrekullueshëm, fjalët e tyre plot frymëzim, pasion, vërtetësi.

Edi Rama i tmerruar nga fjala, denoncimet e Sali Berishës, mendoi të shpëtojë prej tij duke e vendosur atë në arrest shtëpie. Por krijoi me dhjetëra, qindra, mijëra Sali Berishë të tjerë të cilët e shndërruan në ‘rrugën e Shpresës’, rrugën e gjyqit publik të regjimit.

Rrugën e gjyqit publik të vjedhjeve të Edi Ramës dhe suitës së tij.

Rrugën e gjyqit publik të lidhjeve të tij me krimin.

Rrugën e gjyqit publik vjedhjeve të familjarëve të tij, të pasurimit të familjes së tij, të 16-fishimit të të ardhurave duke shfrytëzuar karrigen e tij.

Të shpërdorimit dhe vjedhjes me qindra milionë eurove me djegësat, me sterilizatorët.

Të denoncimit të aferës prej miliarda euro të portit të Durrësit, të denoncimit dhe gjyqit publik për Edi Ramën, skandalin e tij ndërkombëtar me McGonigal.

Edi Rama të mbron sot Altin Dumani, por bashkë me Dumanin do të të japim ndëshkimin më të rëndë që meriton”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ambasadori Alistair King-Smith mori shpifjen e Lulzim Bashës dhe e përcolli si të vërtetë te qeveria e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha i është përgjigjur ambasadorit britanik në Tiranë, Alistair King-Smith, duke …