“Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski: “Në bazë të nenit 84, paragrafit 1 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në pajtim me nenin 43 të Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me propozimin e partisë më të madhe politike që përbën shumicën qeveritare, Talat Xhaferit i dorëzova mandatin për formimin e Qeverisë kalimtare për zbatimin e zgjedhjeve të deputetëve”.
Ky lajm me rëndësi historike për shqiptarët në vendin fqinj dhe më gjërë, i publikuar në Fc e Presidentit Stevo Pendarovski si dhe zhvillimet që e pasuan, është komentuar sot nga gazetarja Emine Ismaili e TV Shenja nga Shkupi në SYRI TV.
Znj. Ismaili dha hollësi të mëtejshme për postin e Kryeministrin Teknik që mori z. Xhaferi, vetëm për 100 ditë, derisa të zhvillohen zgjedhjet e dyfishta parlamentare dhe presidenciale të vendit dhe çfarë ai duhet të bëjë duke filluar nga dita e nesërme.
Gazetarja shpjegoi: “Presidenti i Maqedonisë së Veriut i ka dhënë mandatin Talat Xhaferit, i cili pritet të jetë Kryeministër Teknik i vendit. Është kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, i propozuar nga partia në pushtet, BDI.
Zyrtarizimi i tij pritet të bëhet nesër, të dielën, kur do të votohet qeveria teknike.
Për shkak se është propozim i pushtetit, si opozita shqiptare, ashtu edhe ajo maqedonase, kanë paralajmëruar se nuk do ta mbështesin dhe nuk do ta votojnë Xhaferin për Kryeministër, por kjo nuk paraqet problem, pasi për votimin e tij është e nevojshme shumica e thjeshtë prej 61 votash.
Kompetencat e Kryeministrit Teknik, siç e quajmë ne, janë të kufizuara, kryesisht teknike. Detyrim ekskluziv për këtë qeveri teknike dhe për Kryeministrin Talat Xhaferi do të jenë organizimi dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhur, duke marrë parasysh se Maqedonia e Veriut ndodhet në periudhë parazgjedhore dhe do të jenë të obliguar për të organizuar procesin e zgjedhjeve, pasi do të kemi zgjedhje të dyfishta, si parlamentare, ashtu edhe presidencialemë 24 prill dhe më 8 maj 2024.”
Ndiqni intervistën e plotë me gazetaren Emina Ismaili në videon në vijim.
Merr mandatin kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi
Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski: “Në bazë të nenit 84, paragrafit 1 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në pajtim me nenin 43 të Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me propozimin e partisë më të madhe politike që përbën shumicën qeveritare, Talat Xhaferit i dorëzova mandatin për formimin e Qeverisë kalimtare për zbatimin e zgjedhjeve të deputetëve.”
Ky lajm me rëndësi historike për shqiptarët në vendin fqinj dhe më gjërë, është komentuar sot nga gazetarja Emine Ismaili e TV Shenja nga Shkupi në SYRI TV. Znj. Ismaili dha hollësi të mëtejshme për postin e Kryeministrin Teknik që mori z. Xhaferi dhe për atë që ai është ngarkuar të bëjë duke filluar nga dita e nesërme.
Gazetarja shpjegoi: “Presidenti i Maqedonisë së Veriut i ka dhënë mandatin Talat Xhaferit, i cili pritet të jetë Kryeministër Teknik i vendit. Është kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, i propozuar nga partia në pushtet, BDI.
Zyrtarizimi i tij pritet të bëhet nesër, të dielën, kur do të votohet qeveria teknike.
Për shkak se është propozim i pushtetit, si opozita shqiptare, ashtu edhe ajo maqedonase, kanë paralajmëruar se nuk do ta mbështesin dhe nuk do ta votojnë Xhaferin për Kryeministër, por kjo nuk paraqet problem, pasi për votimin e tij është e nevojshme shumica e thjeshtë prej 61 votash.
Kompetencat e Kryeministrit Teknik, siç e quajmë ne, janë të kufizuara, kryesisht teknike. Detyrim ekskluziv për këtë qeveri teknike dhe për Kryeministrin Talat Xhaferi do të jenë organizimi dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhur, duke marrë parasysh se Maqedonia e Veriut ndodhet në periudhë parazgjedhore dhe do të jenë të obliguar për të organizuar procesin e zgjedhjeve, pasi do të kemi zgjedhje të dyfishta, si parlamentare, ashtu edhe presidencialemë 24 prill dhe më 8 maj 2024.”
Përbërja e qeverisë pritet të behët nga momenti në moment, që Xhaferi ta dorëzojë në Kuvend, edhe pse emrat dihen.
Gjatë Qeverisë Teknike që rrjedh nga një marrëveshje që është nënshkruar në vitin 2015 nga partitë më të mëdha në atë kohë, që quhet Marrëveshja e Perzhinos, që nënkupton organizimin e një Qeverie Teknike çdo herë para se të mbahen zgjedhjet. Pra, Kryeministri Teknik do të jetë me ditë të kufizuara, gjegjësisht 100 ditë.
Pyetje: Kreu i BDI e ka cilësuar si një arritje shumë të madhe faktin që kemi një Kryeministër Teknik shqiptar. Si është pritur nga opinioni publik dhe nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut?
Ismaili: Komentet kanë qenë si pozitive, ashtu edhe negative. Pra, mendimet kanë qenë të ndara duke marrë parasysh se nuk është ndonjë arritje shumë e madhe duke qenë se është vetëm Kryeministër Teknik, nuk mund të ketë kompetenca si një kryeministër politik. Do të thotë që janë të kufizuara kompetencat e tij.
Pyetje: Ndërkohë pritet që deri të dielën në darkë të kemi përbërjen finale të kabinetit dhe hyrjen në fuqi zyrtarisht të të gjitha kompetencave që ai?
Ismaili: Patjetër. Deri nesër të dielën duhet të finalizohet i gjithë ky proces. Nis numërimi i 100-ditëshit para mbajtjes së zgjedhjeve. Kështu që nesër duhet të caktohet seanca dhe të votohet Qeveria Teknike. Në momentin që votohet Qeveria Teknike nis numërimi i 100-ditëshit dhe pasi të votohet qeveria, duhet që t’i ndërpritet mandati i deputetit Talat Xhaferi, sepse ai është deputet i BDI dhe të plotësoshet evndi i tij. duhet thënë se Talat Xhaferi, përveçse deputet e Kryetar i Kuvendit ka qenë dhe Ministër i Mbrojtjes, institucion po aq i rëndësishëm në vendin tonë.
Ndiqni intervistën me video me gazetaren Emina Ismaili në videon në vijim.